SHBA vendos sanksione për
zëvendëspresidentit e Venezuelës

SHBA vendos sanksione për<br />zëvendëspresidentit e Venezuelës
SHBA-Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur sanksione për zëvendëspresidenti e Venezuelës, duke e akuzuar atë për përfshirje në trafikimin ndërkombëtarë të drogës.
 
Emri i zëvendëspresidentit Tareck el-Aissami, i është shtuar listës “Kingpin” për shkak se ka luajtur një rol të rëndësishëm në trafikimin ndërkombëtarë të drogës.
 
Ndërkohë sanksione janë vendosur edhe për biznesmenin e fuqishëm, Samark Bello, i cili konsiderohet si krahu i djathë i el-Aissami.
 
Sanksionet e vendosura nga SHBA-ja, ngrinë të gjitha asetet e  zëvendëspresidentit Tareck el-Aissami, si dhe ka e ndalon atë për të hyrë në territorin e SHBA-së.
 
Me anë të një deklarate, autoritetet amerikane kanë bërë të ditur se Zv.presidenti i Venezuelës, ka lehtësuar dërgimin e sasive të mëdha të drogës, nga deti dhe nga ajri si dhe ka mbrojtur trafikantë të tjerë të lëndëve narkotike.
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Akuzat ndaj kryeministrit Rama dhe familjarëve të tij, Kulluri për deklaratën e Ivi Kasos: PD ka hyrë në një cikël idiotësie dhe imoraliteti

Akuzat ndaj kryeministrit Rama dhe familjarëve të tij, Kulluri për deklaratën e Ivi Kasos: PD ka hyrë në një cikël idiotësie dhe imoraliteti