Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione ndaj zyrtarëve iranianë më 21 dhjetor, përfshirë ndaj prokurorit të përgjithshëm dhe zyrtarëve kyçë ushtarakë. Ky është rundi i fundit i sanksioneve të Uashingtonit në përgjigje të shtypjes së protestave që u nxitën pas vdekjes në paraburgim të 22-vjeçares Mahsa Amini në muajin shtator.
Departamenti amerikan i Thesarit tha se ka vendosur sanksione ndaj Mohammad Montazeri, prokurorit të përgjithshëm të Iranit, duke e akuzuar atë se ka udhëzuar gjykatat në shtator që të shqiptonin dënime të ashpra për shumë persona të arrestuar gjatë protestave.
Po ashtu, në listën e sanksioneve është edhe kompania iraniane Imen Sanat Zaman Fara, që sipas Thesarit prodhon pajisje për forcat e sigurisë iraniane, përfshirë edhe makina të blinduara që përdoren për të shtypur protestat. Uashingtoni po ashtu ka sanksionuar edhe dy zyrtarë të lartë të Forcave për Rezistencë të Iranit, Basij, një milici që ka lidhje me Gardën Revolucionare Islamike, që janë angazhuar në shtypjen e protestave. Në listë të sanksioneve janë edhe dy zyrtarë të Gardës.
“Ne dënojë përdorimin në rritje të dhunës nga regjimi iranian kundër popullit të tij, i cili po mbron të drejtat e tij njerëzore”, tha nënsekretari amerikan i Thesarit për Terrorizëm dhe Inteligjencë Financiare, Brian Nelson.
Protestat mbarëkombëtare në Iran po vlerësohen si sfida më e madhe për udhëheqjen e vendit që nga Revolucioni Islamik i vitit 1979. Irani ka akuzuar fuqitë perëndimore për nxitjen e trazirave./REL
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
57.5%
-
Jo
39.9%
-
Nuk e di
2.6%
Vota total: 5302
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zjarret në Los Angeles, reportazhi i ‘La Repubblica’ nga ferri i Pacific Palisades! Dëme në rrjetin elektrik dhe hidrante jashtë funksionit
11 Janar, 09:31
-
Zjarret në Los Anxhelos, 11 viktima e 180 mijë të evakuuar! Miliarda dëme, grabitës të maskuar si zjarrfikës (VIDEO+FOTO)
11 Janar, 09:00
-
Procesi/ Presidenti dhe kriminel i dënuar, vendimi historik ndaj Trump për rastin e yllit porno
11 Janar, 08:26
-
Biden zgjat afatin e qëndrimit në SHBA për mbi 900 mijë emigrantë nga Venezuela, El Salvadori, Ukraina e Sudani
11 Janar, 08:24
-
U shpall fajtor për rastin 'Stormy Daniels', Trump i tërbuar në rrjetet sociale: Gjueti shtrigash, njerëzit janë me mua
11 Janar, 07:59
-
Izraeli i përgjigjet Jemenit, kryen sulme hakmarrëse ndaj rebelëve Huthi
10 Janar, 22:44
-
Trump nuk e ka ftuar kryekomisioneren Ursula von der Leyen në inaugurimin e tij më 20 Janar
10 Janar, 22:23
-
Çfarë do të thotë urdhri i ri ekzekutiv i Presidentit Biden për Ballkanin Perëndimor?
10 Janar, 21:28
-
‘E pamundur 5%’, NATO kundër planeve të Trump për rritjen e shpenzimeve ushtarake
10 Janar, 19:49
-
Zjarret në Los Anxhelos/ Investitori shqiptaro-amerikan flet ekskluzivisht për Report Tv: Nën kontroll 10% e zjarreve! Sipërfaqja e djegur sa 1/4 e Tiranës! Dëmet, deri në 150 mld $
10 Janar, 17:58
-
SHBA vendos sanksionet më të ashpra ndaj naftës dhe gazit rus, preken dhe kompanitë serbe
10 Janar, 17:21
-
Donald Trump shpallet fajtor në rastin 'Stormy Daniels', por nuk do të vuajë asnjë lloj dënimi
10 Janar, 16:21