SHBA,vrasësi i 3 policëve ish-marins
nisi hakmarrjen pas sulmit në Dallas

SHBA,vrasësi i 3 policëve ish-marins<br />nisi hakmarrjen pas sulmit në Dallas
Vrasësi i 3 policëve në Luiziana është një afro- amerikan 29-vjeçar dhe sulmi dyshohet se është në shenjë hakmarrje raciale.
 
Autori Gavin Long nga Kansas ka qenë pjesë e marinës amerikane, ekzekutoi me armë zjarri 3 agjentët e policisë në Luiziana duke ndezur akoma më shumë urrejtjen dhe debatin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
 
Gavin Long ishte i maskuar dhe qëlloi mbi agjentët rreth 800 metra nga stacioni i policisë në Airline Highway.
 
3 agjentë mbetën të plagosur nga ngjarja, ndërsa njëri prej tyre është në gjendje të rëndë për jetën.
 
E ndërsa Gavin Long u ekzekutua, policia ka arrestuar dy persona të tjerë të cilët janë të përfshirë, ndërsa raportohet disa të tjerë janë në kërkim si bashkëpunëtor të autorit.
 
Pak ditë më parë autori ishte i pranishëm në Dallas pas sulmit ndaj policëve, Gavin Long reagoi edhe përmes një statusi në faqen e tij në rrjetet sociale atëherë duke u shprehur se njerëzit duhet që të reagojnë. 



d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Velipoja plazhi më i populluar në vend! Java e parë e gushtit shënon fluksin më të lartë të sezonit

Velipoja plazhi më i populluar në vend! Java e parë e gushtit shënon fluksin më të lartë të sezonit