NJU JORK- Një ditë pas të shtënave me armë në Empiry State Bulding në Manhatan, konfirmohet se 9 personat e plagosur pas vrasjes së një personi janë qëlluar nga policia. Sipas kryebashkiakut të New York, Majkël Blumberg, dyshohet që plumba që ranë mbi të plagosurit, të kenë dalë nga armët e policëve, të cilët kanë qëlluar për vdekje, 41 vjecarin, Steven Ercolino.
Agresori old Jeffrey Johnson , punonte si designer aksesorësh për gratë për firmën “Hazan Import”, që i ka zyrat pranë gradaçelës. Ai kishte humbur punën një vit më parë. Mëngjesin e djeshëm është rikthyer në ish-vendin e punës dhe ka hapur zjarr, duke ndjekur dhe më pas vrarë ish-shefin e tij 41-vjeçar duke i qëlluar në fytyrë me pistolete. "E qëlloi në kokë - tregoi një dëshmitar. Viktima ra në tokë dhe më pas vrasësi e qëlloi përsëri". Forcat e rendit bënë të ditur se autori i ngjarjes kishte drejtuar armën drejt policëve, të cilët i janë përgjigjur me 14 të shtëna. Disa prej të shtënave kanë prekur kalimtarët, të cilët më pas janë plagosur.
(aq/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com