SHBA, vret 1 grua e plagos 6
persona të tjerë,e qëllon policia

SHBA, vret 1 grua e plagos 6<br />persona të tjerë,e qëllon policia
SHBA-Një 49-vjeçar ka hapur zjarr në një pishinë në SHBA duke lënë 1 të vdekur dhe 6 të plagosur.
  
Policia qëlloi dhe vrau Peter Selis që qëlloi 7 persona që po festonin një ditëlindje pranë Universitetit të Kalifornisë në San Diego.
 
Autori qëlloi 4 gra dhe tre burra të cilët u dërguan në spital, por njëra nga gratë nuk u mbijetoi dot plagëve.
 
"Kjo që ndodhi sot këtu është me të vërtetë një akt i tmerrshëm i dhunës. Qyteti ynë, të gjitha mendimet dhe lutjet tona shkojnë për viktimat dhe familjet e tyre sonte", tha në një konferencë për shtyp kryebashkiaku i San Diego Kevin Faulconer.
 
Tre oficerë në terren e qëlluan të dyshuarin ndërsa në dorë mbante armën që kreu plagosjet e vrasjen.
 
Policia beson se Selis jetonte në kompleksin ku ndodhi ngjarja por ende nuk janë zbuluar shkaqet e sulmit.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Caktimi i datës së zgjedhjeve në Kosovë, Kurti nuk i shkon në takim Vjosa Osmanit! Presidentja: Mund ta pyesni atë, supozoj se është në zyrë

Caktimi i datës së zgjedhjeve në Kosovë, Kurti nuk i shkon në takim Vjosa Osmanit! Presidentja: Mund ta pyesni atë, supozoj se është në zyrë