Dy student kanë mbetur të vdekur dhe 17 të tjerë janë plagosur në një shkollë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës mëngjesin e sotëm, pasi një person i armatosur hapi zjarr në kolegjin e Kentaki. Autori i dyshuar për krimin është arrestuar nga policia pak minuta pas ngjarjes.

Policia është duke hetuar për të zbardhur të plotë rrethanat dhe shkaqet që çuan në vrasjen e dy studentëve dhe plagosjen e 17 të tjerëve në Kentaki të SHBA-së.

shkolle
Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com