Pas protestave të dhunshme në SHBA kundër vrasjes së 2 afroamerikanëve në ditët e fundit dhe 5 agjentët e policisë të cilët janë qëlluar për vdekje nga 4 snajperë, të cilët ishin pozicionuar mbi një godinë.

Autoritetet amerikane raportojnë se policia ka vrarë një tjetër afro-amerikan të armatosur në Hjuston. Personi është vrarë nga agjentët pasi kishte nxjerrë një pistoletë dhe ua kishte drejtuar atë atyre.

Ngjarja ka ndodhur në jug të Hjustonit, Teksas, ku agjentët kanë vënë re personin e armatosur në rrugë, i cili thirrjes së tyre për të hedhur armën i është përgjigjur fillimisht duke e ngritur në ajër dhe më pas duke ua drejtuar.

Redaksia Online
M.Ç/Shqiptarja.com