FLORIDA- Një person i armatosur vrau gjashtë vetë gjatë mbremjes së djeshme në një apartament në Florida, para se të qëllohej për vdekje nga policia gjatë një shkëmbimi zjarri.
Sipas njoftimit të autoriteteve mëngjesin e së shtunës, i armoatosur është rrethuar në një apartament në Hialeah, në periferi të Miamit, ku ai mbante peng një burrë dhe një grua.
Sipas zëdhënësit të policsë, Eddie Rodriguez “Policia e Hialeah mori një telefonatë për të shtëna në 6:30 me orën lokale në ShBA”.
Kur policia arriti në vendin e ngjarjes, gjetën dy të vdekur si pasojë plagëve të marra, ndërsa u dëgjuan të shtëna të tjera në zonë.
Pas negociatave të dështuara, një ekip SËAT hyri në banesë, për të shpëtuar pengjet, por i armatosuri qëlloi edhe mbi policinë. Gjatë shkëmbimit të zjarrit, i armatosuri mbeti i vrarë.
Nga kontrolli i ushtruar në banëse, oficerët e policisë, gjetën disa kufoma, tre burra dhe tre gra.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com