Një tjetër person me ngjyrë është qëlluar për vdekje nga policia e SHBA në Minesota, ndonëse në vend vijojnë protestat ndaj vrasjes së një afroamerikani në Luiziana. Castile u vra ndërsa po shkonte drejt makinës për të marrë patentën u shpreh gruaja e tij e cila ndodhej në makinë me djalin e tyre. 32-vjecari u ndalua nga një agjent dhe kish me vete një pistoletë por u kish dëshmuar autoriteteve se e zotëronte armën në bazë të ligjit. Ende nuk ka të dhëna për dinamikën e ngjarjeve.
Video e xhiruar nga gruaja e tij tregon se 32-vjecari ishte i mbuluar me gjak fare pranë saj dhe një polic jashtë makine i kish drejtuar armën.
Ndërkohë Departamenti amerikan i Drejtësisë ka nisur një hetim mbi respektimin e të drejtave civile lidhur me vrasjen e një tjetri personi me ngjyrë nga policia në Luiziana.Pamjet filmike tregojnë dy oficerë policie të bardhë që mbajnë të shtrirë 37-vjeçarin Alton Sterling, në gjendje të rëndë pas të shtënave.
Ngjarja e ndodhur të martën shkaktoi protesta në Luiziana.
Rreth 200 persona u mblodhën në vendin ku Sterling ishte qëlluar, duke bllokuar rrugët dhe duke klithuar “jeta e njerëzve me ngjyrë vlen”.
/Shqiptarja.com