SHBA, WP: CIA informoi Obamën
se Putin do të ndihmonte Trump

SHBA, WP: CIA informoi Obamën<br />se Putin do të ndihmonte Trump
SHBA- Sipas raportimeve të përditshmes amerikane, Washington Post, CIA kishte paralajmëruar presidentin Obama që në gushtin 2016 se do të kishte sulme kibernetike ndaj partisë demokrate, sulme të urdhëruar nga presidenti rus, Putin me qëllim për të dëmtuar kandidaten Hillary Clinton dhe ndihmuar Donald Trump, gjatë zgjedhjeve presidenciale.

Në SHBA, vijojne hetimet per ndërhyrje të Rusisë në zgjedhjet, pasi në korrik të 2016, mesazhe të vjedhura të partisë demokrate u publikuan, në prag të konventës së demokratëve.

Washington Post në një shkrim të sajin tregon me detaje paralajmërimin e lëshuar nga CIA ndaj Shtëpisë së Bardhë, të bërë disa muaj para se Ëashingtoni zyrtar të akuzonte publikisht më 7 tetor 2016, se rusia kanë orkestruar sulmet kibernetike, sulme të urdhëruara ka nivele të larta të qeverisë ruse.

SHBA, në janar të këtij viti akuzoi, presidentin rus, Vladimir Putin se është përpjekur të destabilizoj, sistemin zgjedhor amerikan, duke dashur të dëmtojë kandidaten Clinton dhe duke I ardhur në ndihmë biznesmenit Trump.

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Këngëtarja italiane Giusy Ferreri koncert në Tiranë: E lumtur që rikthehem, të rinjtë të jenë autentikë

Këngëtarja italiane Giusy Ferreri koncert në Tiranë: E lumtur që rikthehem, të rinjtë të jenë autentikë