SHBA/ Xhafaj takon zv.drejtorin e FBI, i kërkon një agjent fiks në Shqipëri

SHBA/ Xhafaj takon zv.drejtorin e FBI, i kërkon një agjent fiks në Shqipëri

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe zv. Drejtori i FBI David L. Bowdich

Ditën e tretë, në kuadër të vizitës zyrtare në Uashington, SHBA, Ministri i Brendshëm i Shqipërisë Fatmir Xhafaj u takua në selinë e Byrosë Federale të Hetimit (FBI) me Zëvendësdrejtorin i FBI-së David L. Bowdich.

Në takim ishin të pranishëm edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu dhe ekipi i Ministrisë dhe Policisë së Shtetit, që i shoqëron.

Duke i falënderuar për bashkëpunimin e deritanishëm dhe mirëpritjen, ministri Xhafaj theksoi rëndësinë dhe domethënien që ka bashkëpunimi me këtë Agjenci, sidomos me zyrën përfaqësuese në Sofje, Bullgari në përpjekjet e vendit tonë për forcimin e zbatimit të ligjit dhe luftës kundër kriminalitetit.

Për më tepër, zbatimi i reformës në drejtësi, ngritja dhe fillimi i funksionimit të institucioneve të reja në luftë kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe terrorizmit rrisin rëndësinë e bashkëpunimit dhe ndarjes së përvojës me FBI-në.

Ministri i Brendshëm u shpreh se parimet, vlerat dhe standardet e FBI-së janë model dhe njëherësh inspirim për oficerët e strukturave të hetimit në Policinë e Shtetit.
Përfaqësuesit e FBI-së u njohën me sfidat më të rëndësishme me të cilat po përballet aktualisht Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit, si lufta kundër krimit të organizuar, trafiqeve të paligjshme, korrupsionit, terrorizmit, por dhe nevojës për forcimin e integritetit, standardeve dhe kulturës së punës së organizatës së Policisë.
Një sërë dokumentesh analitikë dhe informues mbi luftën kundër krimit të organizuar, drogave përfshi kultivimin dhe trafikimin e kanabisit, korrupsionin, radikalizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm u ndanë me përfaqësuesit e lartë të FBI, për t'i njohur jo vetëm me rezultatet e deritanishme, por dhe nevojat më të rëndësishme për mbështetje dhe asistencë.

Në këtë takim, u parashtrua kërkesa e Ministrit të Brendshëm për shqyrtimin e mundësisë për dërgimin në Shqipëri të një agjenti me kohë të plotë nga FBI-ja, për të asistuar strukturat e hetimit në Polici. Përvoja, sidomos në drejtim të hetimit të pastrimit të parave dhe motivimi i oficerëve shqiptarë do të ishin një kontribut i paçmuar.
Zëvendësdrejtori i FBI-së, Bowdich deklaroi së pari se Shqipëria nuk është si vendet e shumta që ai ka parë gjatë përvojës së konsiderueshme, ku konstatohen probleme të theksuara të krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Për më tepër, duke vlerësuar reformat e ndërmarra nga Qeveria shqiptare për reformimin e Policisë dhe veçanërisht procesin e Vetting-ut, Bowdich konstatoi se vlerat dhe standardet, mbi të cilat mbështeten këto reforma reflektojnë ato të ndjekura nga FBI.

Ai shpjegoi gjerësisht si realizohet procesi i shqyrtimit të aplikimeve, hetimit të background-it dhe aseteve, testimit dhe deri në fazën e nënshtrimit ndaj poligrafit.
Ky proces aplikohet periodikisht, çdo 5 vjet. Duke marrë parasysh kohën, energjitë, burimet njerëzore dhe financiare që kërkon procesi i verifikimit të integritetit të çdo punonjësi, Bowdich vlerësoi nismën e Ministrit të Brendshëm për Vetting-un në Polici, si një kontribut të çmuar për përmirësimin e kulturës së organizatës policore në Shqipëri.

Në përgjigje të interesit të Bowdich u diskutua mbi fenomenin e korrupsionit në shoqërinë shqiptare, reagimin e publikut ndaj rasteve të korrupsionit dhe sidomos ndaj korrupsionit në nivele të larta, duke nënvizuar rëndësinë e veçantë të goditjes së fenomenit të pandëshkueshmërisë së korrupsionit në nivelet e larta dhe të mesme.
Lidhur me kërkesën e paraqitur nga ministri Xhafaj, zëvendësdrejtori i FBI-së u shpreh se e sheh kërkesën pozitivisht dhe do ta diskutojë për të vlerësuar mundësitë konkrete të realizimit të saj.

Në përfundim, ministri i Brendshëm e ftoi z.Bowdich të vizitonte Tiranën, ftesë të cilën ai e pranoi me kënaqësi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ben: 25/03/2018 11:27

    Po kur nuk jeni te afte ta drejtoni kte vend pse nuk jepni dorheqjen o te pa cip se kjo i bie qe hajde o gjiton te vesh regull ne shtepin time se un jam i pa afte

    Përgjigju
  • opinion.: 24/03/2018 18:13

    Xhafaj koka e organizim fshehjes se krimit korrupcionit ps dh3 trafik droges. ker mostrium duhet burgosur imediat ne guantrnamo cuba. dhe dhen urine qeni ne vend te ujit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja