SHBA, Zbulohen valët
gravitacionale të Ajnshtajnit

Ekipe ndërkombëtare shkencëtarësh njoftuan sot detektimin e parë të valëve gravitacionale, një përparim gjigant në fizikë që hap një dritare të re mbi universin dhe misteret e tij.

Ky përparim shënon lindjen e një fushe të re të astrofizikës krejtësisht të re, të krahasueshme me momentin kur Galileu drejtoi teleskopin e tij drejt qiellit në shekullin e XVII”, theksoi France Cordova, drejtoreshë e Fondacionit Ndërkombëtar Amerikan të Shkencave (National Science Foundation), që financon laboratorin Ligo, ku është zhvilluar një pjesë e studimit.

Ky zbulim, që kurorëzon disa dekada përpjekje, konfirmon një parashikim të bërë nga Albert Ajnshtajn në teorinë e tij të relativitetit të përgjithshëm në vitin 1915.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Durrës, 47 vjeçari bie aksidentalisht nga ballkoni dhe humb jetën