SHBA, zbulohet plani i ri ushtarak,
drejt realizimit të ëndrrës së Regan

SHBA, zbulohet plani i ri ushtarak,<br />drejt realizimit të ëndrrës së Regan
Vetëm pak orë pas betimit të presidentit të ri të SHBA-së, Donald J. Trump, në faqen zyrtare të Shtëpisë së Bardhë është publikuar nën emrin “ Ta bëjmë sërish të fortë ushtrinë tonë”, plani i ri ushtarak që do të zhvillohet gjatë mandatit të Trump.

Trump dëshiron që të rrisë kapacitetin e mbrojtjes anti-raketë si një kundërpërgjigje për kërcënimet balistike nga Koreja e Veriu dhe Irani, si dhe të të ndaloj zvogëlimin e numrit të trupave amerikane dhe avionëve ushtarak.

Do të zhvillojnë sistemin më bashkëkohor anti-raketë që të mbrohemi nga sulmet raketore të vendeve siç janë Irani dhe Korea e Veriut. Nuk mund të lejojmë që vendet tjera të tejkalojnë kapacitetet tona ushtarake”, shkruhet në dokumentin e publikuar në faqen e Shtëpisë së Bardhë, nga administrata e re. 

Gjithashtu në këtë dokument i është kushtuar rëndësi edhe luftës kibernetike.

Do të jetë prioriteti ynë që të zhvillojmë aftësi mbrojtëse, por edhe sulmuese kibernetike, duke rekrutuar amerikanët më të mirë në këtë fushë”.

Ndërkohë sipas AFP-së, SHBA-ja ende nuk e ka sistemin e plotë anti-raketë që kishte ëndërruar ish presidenti, Ronald Regan, por përsëri kanë aftësinë për të parandaluar raketat balistike interkontinentale.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Fluks në Portin e Durrësit, tragetet vijojnë me lundrimet e dyfishta! Turistët mbushin plazhet plot

Fluks në Portin e Durrësit, tragetet vijojnë me lundrimet e dyfishta! Turistët mbushin plazhet plot