TIRANE - Zgjedhjet presidenciale amerikane të 2012 shënojnë një rekord: janë më të kushtueshmet në histori. Që nga fillimi i fushatës elektorale Presidenti Barack Obama ka mbledhur mbi 1 miliard dollarë, sfiduesi i tij republikan Mitt Romney gati 1 miliard. Por totali i shpenzimeve, sipas përllogaritjeve të fundit të institutit kërkimor të pavarur Center for Responsive Politics, do të jetë në mbi 6 miliardë. Një shifër që tejkalon me 700 milionë dollarë atë prej 5.3 miliardë të shpenzuara në zgjedhjet e 2008.
Shifra i referohet fushatës elektorale në total, përfshi këtu fondet e mbledhura nga partitë respektove dhe të ashtuquajturat SuperPac, komitetet elektorale që mbështesin Obamën dhe Romney, që nga 2010 kanë të drejtë të mbledhin fonde pa limit. Në zgjedhjet e 2008 dy kandidatët kishin grumbulluar rreth 1.8 miliardë dollarë. Atëherë Obama ishte kandidati i parë që hoqi dorë nga financimi publik, gjë që përkundrazi u pranua nga rivali i tij John McCain. Me rezultatin që Obama shpenzoi dyfishin e kandidatit republikan.
Kështu, këtë vit të dy kandidatët kanë vendosur të mos pranojnë financimin publik, që teorikisht fiksonte një kufi për shpenzimet. Për këtë, shumë kohë e fushatës është shpenzuar në grumbullimin e fondeve. Obama e ka mundur gjerësisht Romney-n në dhurimet e vogla, me mbi 2 milionë donatorë që kanë hedhur në kasat e fushatës së tij 427 milionë dollarë.
Ndërsa titulli i dhuruesit më të madh në garën republikane i takon mandatit të kazinove të Las Vegasit, Sheldon adelson, ka që hedhur mbi 40 milionë dollarë për Partinë Republikane.
Me më shumë para në dispozicion, dy kandidatët kanë mundur të bëjnë edhe më shumë reklama se kurrë. Sipas Wesleyan Media Project, deri javën e kaluar janë transmetuar nga televizionet mbi 915 mijë spote presidenciale, me një shtesë prej 44,5% ndaj zgjedhjeve të fundit, kur u transmetuan në total 637 mijë spote. Një e dhënë që në gusht shtyu të përjavshmen Time të publikonte një kopertinë me një foto ku dukej një kartelë e ngulur në oborrin përballë rezidencës presidenciale të 1600 Pennsylvania Ave. në Washington ku shkruhej: “For Sale”, në shitje. Ndërsa poshtë ishte shtuar “askinë 2.5 billion”, çmimi që kërkohej ishte 2 miliardë e gjysmë. Dhe titulli: “Si të blesh Shtëpinë e Bardhë”.

(im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com