SHBA, zgjidhet kreu i ri i FBI-së
ish-zyrtari i Bush, Christopher Wray

SHBA- Senati votoi gjatë të mërkurës për të konfirmuar Christopher A. Wray si drejtorin e ardhshëm të FBI-së, duke plotësuar postin që ka mbetur vakant që kur Presidenti Trump shkarkoi James B. Comey në muajin maj.
 
Wray, një ish-zyrtar i lartë i Departamentit të Drejtësisë, u tha ligjvënësve gjatë seancës së tij të konfirmimit se ai kurrë nuk do të premtonte besnikëri ndaj presidentit dhe se nëse Trump do e detyronte atë të linte një hetim, ai do të tërhiqej ose do të jepte dorëheqjen.
 
50-vjeçari Christopher Wray ka qenë zv/prokuror i përgjithshëm për sektorin e krimit nga 2003 deri në 2005 gjatë presidencës së presidentit George W. Bush.
 
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 24 Janar, 09:42

    Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?



×

Lajmi i fundit

Trump: Bllokimi i urdhrit për mosmarrjen e shtetësisë përmes lindjes do të apelohet

Trump: Bllokimi i urdhrit për mosmarrjen e shtetësisë përmes lindjes do të apelohet