Të paktën 27 mijë banorë janë detyruar të braktisin shtëpitë e tyre gjatë natës, nga zjarr masiv i cili nisi dhe po përhapet shumë shpejt në Kaliforninë jugore.

Disa dhjetëra shtëpi në qytetin e Venturas dhe Santa Paula, rreth 70 milje larg Los Angeles, janë nën një evakuim të detyruar për shkak të rrezikut prej flakëve.

Zjarrfikësit paralajmëruan se zjarri ishte duke u përhapur me një shpejtësi shumë të madhe, duke bërë që ata ta kenë të pamundur kontrollin dhe shuarjen e tij.

I favorizuar nga era, deri më tashmë zjarri ka djegur 12, 500 hektarë në çështje orësh.

Gjithashtu një person ka humbur jetën në një aksident duke  u përpjekur ti largohet zjarrit, ndërsa një zjarrfikës është plagosur.

Sipas autoriteteve nga zjarri janë shkatërruar 150 shtëpi dhe më shumë se 260 mijë persona janë pa energji elektrike.

 

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com