SHBA/ Zonja e Parë falenderon përmes Twitter-it! Pozitive edhe zëdhënësja e Trump

SHBA/ Zonja e Parë falenderon përmes Twitter-it! Pozitive edhe zëdhënësja e Trump

"Familja ime është mirënjohëse për ju për të gjitha lutjet dhe mbështetjen tuaj. Unë ndihem mirë dhe do të vazhdoj të pushoj në shtëpi".

Kështu shkruan Zonja e Parë në SHBA, Melania Trump përmes mediave sociale.

Ajo nuk kishte shkruar që nga 2 tetori, kur njoftoi se ishte pozitive për koronavirusin dhe do të fillonte vetë-izolimin në Shtëpinë e Bardhë.

"Lutjet e mia shkojnë për ata që janë të sëmurë ose kanë një anëtar të familjes të prekur nga virusi", përfundon Melania.

Zëdhënësja e Trump, Kayleigh McEnan është gjithashtu pozitive

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Kayleigh McEnany ka deklaruar se ajo ishte pozitive për virusin.

“Unë do të karantinohem dhe do të vazhdoj të punojë në distancë. Nuk kam ndonjë simptomë”, tha ajo në një deklaratë të postuar në Twitter

McEnany është kritikuar ditët e fundit për informimin e gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë pa vënë një maskë mbrojtëse.

Ajo i bashkohet grupit në rritje të personave rreth presidentit Donald Trump, të cilët janë infektuar me koronavirus.

Virologu Fauci: Mjekët që trajtojnë Trumpin janë shumë të kualifikuar

Dr Anthony S. Fauci, eksperti kryesor i sëmundjeve infektive të Shteteve të Bashkuara, tha se ai i besoi mjekut që mbikëqyr kujdesin e Presidentit Trump, Dr. Sean P. Conley, komandant i Marinës dhe mjek i Shtëpisë së Baardhë që nga viti 2018.

"Personalisht, unë nuk kam qenë i përfshirë në kujdesin e drejtpërdrejtë të presidentit", tha Fauci sot për CNN, "por unë mund të them se kolegët e mi, të cilët unë i njoh përfshirë Sean Conley, janë mjekë të shkëlqyeshëm dhe janë shumë të kualifikuar, kështu që jam shumë i sigurt se presidenti amerikan me ekipin Walter Reed po merr kujdesin më të mirë të mundshëm ".

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë