Zonja e Parë Jill Biden zbuloi dekorimet e festave të Shtëpisë së Bardhë të hënën me temën e këtij viti, "Një stinë paqeje dhe drite".
Biden falënderoi vullnetarët nga i gjithë vendi që ndihmuan në dekorimin e Shtëpisë së Bardhë. Ndërsa familja presidenciale Biden përgatitet të largohet nga Shtëpia e Bardhë muajin e ardhshëm, Jill tha se "ishte nderi i jetës sonë të shërbejmë si familja juaj e parë".
“Qoftë i bekuar kombi ynë me paqe dhe dritë këtë sezon festash, shtoi ajo.
Shtëpinë e Bardhë pritet ta vizitojnë rreth 100,000 njerëz gjatë sezonit të festave e cila tradicionalisht hapet për vizitorët. Për dekorin e saj janë përdorur dhe vendosur 83 pemë Krishtlindjesh, gati 3 mijë metra fjongo, më shumë se 28 mijë zbukurime dhe më shumë se 2,200 pëllumba paqeje prej letre të prera me dorë.