SHBA zotohet për masa ndaj
Rusisë për ndërhyrjen në zgjedhje

SHBA zotohet për masa ndaj<br />Rusisë për ndërhyrjen në zgjedhje
Presidenti i SHBA-ve, Barack Obama është zotuar se do të merren masa ndaj ndërhyrjes së dyshuar të Kremlinit në zgjedhjet presidenciale në Amerikë.

Duhet të marrim masa dhe do t’i marrim”, u shpreh Obama për radion NPR.

Rusia është akuzuar nga SHBA-ja për ndërhyrje në zgjedhjet amerikane duke hakuar llogarinë e postës elektronike të kandidates Hillary Clinton.
Nga ana tjetër, Kremlini e ka mohuar një gjë të tillë dhe gjithashtu presidenti i zgjedhur Trump, i cili e quan diçka qesharake këtë pretendim.

Unë mendoj se kur një vend i huaj përpiqet të ndikojë në integritetin e zgjedhjeve tona, ne duhet të kundërpërgjigjemi për këtë gjë, në një kohë dhe në një vend të zgjedhur nga vet ne”,  u shpreh Barack Obama në një deklaratë duke shtuar se kishte biseduar me Putin dhe se ia kishte bërë të qartë mendimin e tij për këtë çështje.

Sipas BBC, CIA ka dalë në përfundimin se qëllimi i Rusisë ishte të manipulonte zgjedhjet në favor të Donald Trump, por ende nuk është bërë publike asnjë provë.

Ndërkohë Trump nga ana tjetër është shprehur se kjo çështje është fabrikuar nga Partia Demokrate për të fshehur turpin e një humbjeje të thellë.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Përfundimi i votimit/ Mbërrijnë kutitë e para në stadiumin e Himarës

Përfundimi i votimit/ Mbërrijnë kutitë e para në stadiumin e Himarës