SHBA, zyrtari i inteligjencës që zbuloi telefonatën e Trump: Shtëpia e Bardhë ka tentuar të ndërhyjë në informacionin e klasifikuar

SHBA, zyrtari i inteligjencës që zbuloi telefonatën e Trump: Shtëpia e Bardhë ka tentuar të ndërhyjë në informacionin e klasifikuar

Zyrtari i Inteligjencës amerikane, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ka depozituar një ankesë-padi ndaj Shtëpisë së Bardhë.

Sipas tij, "Në ditët pas" thirrjes telefonike të 25 korrikut midis Donald Trump dhe presidentit të Ukrainës Volodimir Zelensky, disa zyrtarë të "Shtëpisë së Bardhë" ndërhynë "për të bllokuar dhe siguruar" informacione në lidhje me telefonatën, veçanërisht transkriptimin fjalë për fjalë.

Sipas ankesës, transkriptimi i thirrjes nuk ishte ruajtur në sistemin kompjuterik të përdorur normalisht për këtë lloj informacioni, por në një sistem të veçantë të përdorur për të ruajtur "informacionin e klasifikuar të një natyre veçanërisht delikate".

Transkripti i thirrjes, në të cilën Trump i kërkoi homologut ukrainas të hetonte rivalin e tij Demokratin Joe Biden, u hodh në ‘treg’ dje nga Shtëpia e Bardhë.

Demokratët të martën filluan një hetim zyrtar për impeachmentit, por sipas Trump "nuk kishte presion" dhe ishte një intervistë "miqësore".

Sipas Shtëpisë së Bardhë, publikimi i ankesës së zyrtarit të inteligjencës "nuk ndryshon asgjë". Washingtoni theksoi se ankesa përmban informacione të dorës së tretë. Donald Trump "nuk ka asgjë për të fshehur". Informatori pranoi se ai nuk ishte "dëshmitar i drejtpërdrejtë i shumë prej ngjarjeve të përshkruara" në ankesë.

Presidenti i Komisionit të Inteligjencës në Dhomën e Përfaqësuesve Adam Schiff tha se kishte mbetur i shokuar nga transkriptimi i telefonatës

"Ajo që ka ndodhur, është një veprim mafioz klasik për të testuar një udhëheqës të huaj. Presioni për të hetuar u bë pasi Trump kishte urdhëruar qeverinë amerikane të ngrinte rreth 391 milionë dollarë ndihmë amerikane për Ukrainën. 

Përmbledhja e telefonatës së zbardhur vjen një ditë pasi Kryetarja demokrate e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, njoftoi fillimin zyrtar të hetimeve nëse Presidenti Trump pati kërkuar ndihmën e një qeverie të huaj për të njollosur një kundërshtar politik dhe për ta ndihmuar në rizgjedhjen e tij vitin e ardhshëm.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Në Afrikë dhurojnë miell dhe vaj, FSHF 'lë thatë' fituesin e Superkupës së Shqipërisë

Në Afrikë dhurojnë miell dhe vaj, FSHF 'lë thatë' fituesin e Superkupës së Shqipërisë