Të paktën shtatë njerëz vdiqën në Shtetet e Bashkuara pas rrëzimit të një avioni ushtarak në Connecticut.

Avioni bombardues i vjetër, ‘B-17’, me moshë që nga Lufta e Dytë Botërore, u rrëzua në pistën e Aeroportit Ndërkombëtar ‘Bradley’.

Avioni transportonte 13 persona dhe aksidenti mendohet se ka ndodhur për shkak të problemeve teknike.

Veç viktimave u plagosën edhe gjashtë të tjerë që ndodheshin në bord, tre prej të cilëve janë në gjendje të rëndë.

Avioni ishte i regjistruar si avion civil dhe nuk po fluturohej nga ushtria amerikane, thonë zyrtarët e aviacionit. Ekspertët thonë se rreth 10 aeroplanët B-17 janë ende në gjendje pune dhe fluturojnë në qiejt e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.