SHBA/Demokratët: Deri në nëntor do votojmë Impeachment për Donald Trump

Parullat e para me mbishkrimin "Jep dorëheqjen" nisën të duken në rrugët e Washingtonit pas deklaratës së Demokratëve se shpresonin që brenda muajit nëntor të votonin në Dhomën e Përfaqësuesve për ‘Dosjen Ukraina’.

Duke iu përgjigjur provokimit, presidenti amerikan Donal Trump tha në Twitter se

"Kjo që po ndodh është mashtrimi më i madh në historinë e politikës amerikane. Demokratët duan tju heqin armët, kujdesin shëndetësor, votën, lirinë. Ata duan tju heqin gjithçka. Ne nuk mund të lejojmë që kjo të ndodhë".

Por, për Nancy Pelosi-n, Presidenten e Dhomës, Donald Trump ka tradhtuar vendin, ka "injoruar dhe shkelur" Kushtetutën. Sipas saj, Shtëpia e Bardhë ka "informacion të fshehtë politik".

Pelosi theksoi gjithashtu se denoncimi i agjentit të inteligjencës, konfirmoi bisedën telefonike midis Trump dhe liderit ukrainas Volodymyr Zelensky, prej të cilit manjati kërkonte rihapjen e hetimeve për korrupsion ndaj ish zv/presidentit Jor Biden dhe djalit të tij.

Ndërsa inteligjenca amerikane ka aktivizuar kompetencat që i jep ligji për ta vënë akuzatorin e Trump nën mbrojtjen e autoriteteve federale, presidenti amerikan ka kërkuar të takohet me të, duke paralajmëruar se mund të ketë pasoja të rënda për ata që kanë nxjerrë informacionet. "A po spiunonte ky person presidentin amerikan?"- pyeti Trump.  "Si çdo amerikan, edhe unë kam të drejtën të takojë akuzuesin tim. Dhe jo vetëm atë por edhe personin që i dha atij informacionin”.

Nuk kanë munguar edhe lëvizjet e ish Zv/presidentit Joe Biden, i cili, përmes një letre,i ka kërkuar televizioneve ABC, CNN, NBC, dhe Fox News, të mos ftojnë në programet e tyre avokatin e Trump, Rudy Giuliani, për të diskutuar mbi ‘Dosjen Ukraina’.

Ndërsa 49% e amerikanëve mbështesin Impeachment, Trump, në dukje i qetë, e kaloi fundjavën në klubin e tij të golfit në Virxhinia.

Teksa ‘Dosja Ukraina’, e cila rrëzoi kokën e Kurt Volker, të dërguarit special amerikan në Ukrainë, Shtëpia e Bardhë ka blinduar jo vetëm transkriptimin e telefonatës midis Donald Trump dhe Vlodymyr Zelensky, por edhe të thirrjeve telefonike me presidentin rus Vladimir Putin dhe princin e kurorës saudite, Mohammed bin Salman, pas akuzave të CNN se Shtëpia e Bardhë "fsheh" të dhëna të rëndësishme në lidhje vrasjen e gazetarit disident saudit Jamal Khashoggi, vrasje që inteligjenca amerikane ia atribuoi Riad-it.

Kjo është hera e parë në historinë e SHBA që procedurat për impeachment kanë të bëjnë me lidhjet e presidentit me një vend të huaj.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër