SHBA/Dosja ‘Ukraina’, kundërsulmon Trump: Grusht shteti. Mike Pompeo: Zyrtarët e Departamentit të tij nuk do të dëshmojnë në Kongres (VIDEO)

Donald Trump dhe administrata e tij ka hequr dorë nga pozicioni mbrojtës dhe janë hedhur në sulm ndaj demokratëve dhe hetimit për komisionimin e Presidentit.

Presidenti Trump përmes një postimi në Twitter i ka quajtur akuzat "grusht shteti" ndërsa sekretari i shtetit Mike Pompeo ka akuzuar rivalët  demokratë për "kërcënim” dhe “trajtim jo të duhur" ndaj zyrtarëve të Departamentit të Shtetit të thirrur për të dëshmuar në lidhje me hetimin e telefonatës mes presidenti amerikan dhe homologut të tij ukrainas Zelensky për të dëmtuar Joe Biden, i cili me shumë gjasa do të jetë kandidati demokrat për zgjedhjet presidenciale në vitin 2020.

"Unë arrita në përfundimin se ajo që po ndodh nuk është një fajësim. Është një grusht shteti që synon tju heq njerëzve fuqinë, votën, lirinë, fenë, ushtrinë, murin kufitar dhe të drejtat e tyre si qytetarë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës! "- ka shkruar Donald Trump në Twitter.

Një sulm i vështirë për t’u parashikuar ka ardhur dhe nga ana e Sekretarit të Shtetit.

Mike Pompeo dje bëri të ditur se zyrtarët e Departamentit të tij nuk do të dëshmojnë në Kongres.

I urdhëruar edhe ai, vec avokatit Rudi Giuliani, të dorëzojë dokumentet e nevojshme për deputetët për hetimin zyrtar të dosjes Ukraina, Pompeo ka shkruar në Twitter, - "Jam i shqetësuar nga disa aspekte të kërkesës së komisionit, të cilat mund të konsiderohen përpjekje për kërcënim, ngacmim dhe trajtim të pahijshëm të profesionistëve të Departamentit të Shtetit".

Pas refuzimit të Pompeo që disa drejtues të departamentit të dëshmojnë para Kongresit, antarët e këtij të fundit i kanë quajtur veprimet dhe deklaratat e tij, “përpjekje për të trembur dëshmitarët” ose për t'i parandaluar ata të flasin në Kongres, “kjo është e paligjshme dhe do të përbëjë provë të pengimit të drejtësisë”- u shprehën dje shumë demokratë

Ndërkohë, ish-i dërguari amerikan në Ukrainë, Kurt Volker, i freskët nga dorëheqja, do të jetë dëshmitari i parë i hetimit për fajësimin e mundshëm të presidentit Trump.

Sipas CNN, Volker ka konfirmuar se do të flasë në audicion e të enjtes ashtu siç ishte planifikuar, pavarësisht kundërshtimit të Pompeo.

Ish ambasadori i Washingtonit për Ukrainën është akuzuar se ka qënë direkt i përfshirë në takimet midis avokatit personal të Trump, Rudy Giuliani dhe Presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fier, neglizhuan mjekimin e 54-vjeçarit në 2022-in, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)

Fier, neglizhuan mjekimin e 54-vjeçarit në 2022-in, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)