SHBA/Habitet opinioni publik, prindërit çojnë në Gjykatë 30 vjeçarin pasi nuk largohej nga shtëpia/VIDEO

SHBA/Habitet opinioni publik, prindërit çojnë në Gjykatë 30 vjeçarin pasi nuk largohej nga shtëpia/VIDEO

Michael Rotondo

Michael Rotondo, 30-vjeç, kurrsesi nuk mund ta kuptonte se ka ardhur koha që të largohet nga shtëpia e prindërve, edhe pse i kishin ofruar para dhe ndihmë në gjetjen e një shtëpie, derisa e gjithë historia e tij ka përfunduar në gjyq, shkruan BBC.

Rasti i familjes Rotondo ka përfunduar në Gjykatën e New Yorkut të SHBA-ve. Prokurori Donald Greenwood ka dalë në mbrojtje të prindërve, duke thënë se Michael duhet të largohet nga shtëpia e prindërve.

Mark dhe Christina i kishin dërguar dhjetëra letra nga 14 shkurti i këtij viti, duke i dhënë afat 14 ditor që të largohet nga shtëpia.

Ata i kishin shkruar në letra se do t’i ofrojnë 1,100 dollarë ndihmë financiare për marrjen e një shtëpie me qira, si dhe e kanë këshilluar që të shesë sendet e tij personale me qëllim që të mbledh më shumë para se të fillojë një jetë të re si i pavarur nga prindërit. Por, ai vazhdimisht i kishte injoruar, veprim ky që shtyu prindërit e tij të ankohen në gjykatë.

Në seancën dëgjimore, Michael për plot 30 minuta është munduar ta arsyetoj vendimin e tij para prokurorit, duke insistuar se me ligj prindërit e tij është dashur ta paralajmërojnë të paktën gjashtë muaj më herët.

Por, prokurori ka mohuar pretendimet e tij duke thënë se nuk është e vërtetë, si dhe urdhëroi punëtorët nga enti social për mbrojtjen e të rriturve që ta hetojnë rastin.

Ndërkaq, Michael që ishte kthyer në shtëpi pas tetë viteve, pasi kishte humbur vendin e punës, ka deklaruar para gazetarëve se planifikon të përgatisë një ankesë.

Ai ka pranuar se nuk është duke biseduar me prindërit, dhe se nuk është i gatshëm të largohet nga shtëpia dhe “është shumë i zënë për të gjetur punë”.

Prindërit e tij janë në hall me të, pasi pretendojnë se ka lënë studimet në gjysmë, pasi e konsideronte si një degë të vështirë dhe vazhdimisht refuzonte të kryente punë të ndryshme në shtëpi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Hapet tenderi për koncesionin e Milot-Balldre, vlera 364 mln euro pa TVSH

Hapet tenderi për koncesionin e Milot-Balldre, vlera 364 mln euro pa TVSH