SHBA/Homazhi i demokratëve për Floyd, në gjunjë në Kongres! 1.25 milion dollarë për lirim me kusht të policit Derek Chauvin (VIDEO)

Dy javë pas vrasjes së afrikano amerikanit George Floyd nga ana e policisë dhe që ngjalli protesta kundër racizmit dhe dhunës policore në të gjithë botën, anëtarët demokratë të Kongresit, me kryetaren Nancy Pelosi, u ulën në gjunjë për t’i bërë homazhe viktimës, imazhe të cilat menjëherë janë bërë virale.

Me demokratët amerikanë u bashkuan edhe dhjetra përfaqësues liberalë të Kongresit dhe të gjithë bashkë mbetën në gjunjë për 8 minuta dhe 46 sekonda, koha në të cilën Floyd mbeti i shtrirë në trotuar pa mundur të marrë frymë.

1.25 milion dollarë për lirim me kusht të oficerit policor Derek Chauvin

Një gjykatës amerikan ka vendosur shumën prej 1.25 milion dollarësh për lirim me kusht të oficerit policor Derek Chauvin, i cili doli në gjyq për herë të parë të hënën me akuzën e vrasjes së afrikano-amerikanit George Floyd.

Pas seancës së shkurtër dëgjimore përmes video-lidhjes nga paraburgimi ku ndodhet ish-oficeri i policisë, gjykatësja Jeannice Reding nga qarku Hennepin County Minneapolis ka planifikuar për 29 qershor seancën tjetër për të adresuar bazën e çështjes.

Gjykatësja së pari caktoi shumën prej 1 milion dollarësh dhe më pas e ngriti edhe me 250.000 dollarë.

Zëvendësprokurori i Përgjithshëm i Minesota, Mathew Frank tha se rëndësia e akuzës dhe forca e zemërimit të publikut kundër Chauvin mund ta detyronin me lehtësi të arrestuarin të ikte nëse lejohej të gjykohej në përgjithësi. Chauvin akuzohet për vrasje të shkallës së dytë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:16
Hjuston-SHBA/Homazhe për afrikano amerikanin George Floyd

Mijëra vetë parakaluan pranë arkivolit me trupin e George Floyd në një kishë në Hjuston, i cili vdiq dy javë më parë gjatë arrestit nga policia.

Vdekja e tij ka vazhduar të zgjojë protesta mbarë-kombëtare kundër praktikave policore ndaj popullatës afrikano-amerikane.

Mijëra protestuesit në ceremoninë mortore që shkuan për homazhe pranë arkivolit të hapur mbanin maska për të shmangur përhapjen e koronavirusit.

Ndër personat që zhvilluan homazhe ishte edhe guvernatori i Teksasit, Greg Abbott, i cili tha në komentet për shtyp se do të përfshijë familjen e viktimës në diskutimet mbi reforma në praktikat policore.

Para kishës, organizatorët kishin sjellë një tufë të madhe me lule që krijonte me ngjyra fjalët Jetët e Popullatës me Ngjyrë Janë me Vlerë.

Sot zhvillohet gjithashtu varrimi i trupit të​ George Floyd në​ një​ varreze në​ Hjuston, ku ai jetonte deri pak vjet pë​rpara, para se të​ vendosej në​ Mineapolis në​ pë​rpjekje për mundë​si më​ të​ më​dha punë​simi.

Protestuesit në mbarë botën për gati dy javë marshuan kundër racizmit dhe brutalitetit policor. Sipas raportimeve, protestat vijnë ndërsa janë planifikuar shërbesa përkujtimore për Floydin në Karolinën e Veriut dhe për funeralin e tij në Teksas.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja