SHBA/Impeachment, Kongresi urdhëron Trump të dorëzojë Dosjen 'Ukraina', Shtëpia e Bardhë: Humbje kohe

SHBA/Impeachment, Kongresi urdhëron Trump të dorëzojë Dosjen 'Ukraina', Shtëpia e Bardhë: Humbje kohe

Akti zyrtar i komitetit mbikëqyrës të Kongresit amerikan për të marrë të gjithë dokumentacionin pasi presidenti refuzoi ti jepte ato.  Sipas New York Times një tjetër agjent i inteligjencës amerikane po shqyrton paraqitjen e një ankese pas asaj të agjentit të parë që hapi çështjen

Komiteti mbikëqyrës i Kongresit amerikan lëshoi ​​një mandat për Shtëpinë e Bardhë për të dorëzuar të gjithë dokumentacionin mbi Ukrainën, që ka të bëjë me telefonatën e Trump me homologun Zelensky dhe presionin mbi këtë të fundit për hetimin e Joe Biden dhe djalit të tij, si pjesë e hetimit të impeachment për Donald Trump.

Deri më tani presidenca nuk ka pranuar të respektojë ultimatumin, i cili skadoi sot. Masa e ndërmarë nga Kongresi shënon një përshkallëzim të ri në përplasjen midis Kongresit dhe Shtëpisë së Bardhë, nën hetim.

Mandati me urdhrin për të dorëzuar dokumentet iu dërgua Shefit të përkohshëm të Shtabit të Shtëpisë së Bardhë, Mick Mulvaney. Nëse nuk respektohet mandati, deputetët paralajmërojnë se "kjo do të përbëjë një pengesë për hetimin e Kongresit për fajësim e Trump dhe mund të përdoret kundër Shtëpisë së Bardhë dhe kundër presidentit”.

"Dorëzimi i dokumentave nuk ndryshon asgjë" shkruhet në një shënim nga zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë. "Është vetëm humbje kohe dhe para shtesë të paguesve të taksave që përfundimisht do të tregojnë se si presidenti nuk ka bërë asgjë të keqe”. Deklarat vazhdonte me akuza kundër demokratëve duke I akuzuar ata se po bëjnë shoë ndërsa presidenti dhe administrata e tij vazhdojnë të punojnë në emër të popullit amerikan.

Sipas New York Times, një agjent i dytë i inteligjencës amerikane po shqyrton mundësinë e paraqitjes së një ankesë zyrtare në lidhje me rastin. Sipas gazetës, ky agjent i dytë ka "informacion më të drejtpërdrejtë" për faktin se Trump përdori fuqinë e tij si president i Shteteve të Bashkuara për të bindur Kievin për të hetuar Joe Biden, për të penguar kandidimin e tij për në Shtëpinë e Bardhë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë