SHBA/Ish Këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Bolton: Presidenti Trump i paparashikueshëm dhe i rrezikshëm

SHBA/Ish Këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Bolton: Presidenti Trump i paparashikueshëm dhe i rrezikshëm

Ish Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Bolton tha se Donald Trump është një lider "i çoroditur", i gatshëm të zvogëlojë sigurinë amerikane për të përmirësuar perspektivat e tij të rizgjedhjes si president.

"Unë mendoj se mënyra se si ai merr vendime është e rrezikshme," tha Bolton

Bolton po promovon librin e tij të ri, mjaft të diskutueshëm, ‘Dhoma Ku Ndodhi’, me kujtime nga koha kur ai punonte në administratën Trump. Në libër, Bolton, një njeri me përvojë të gjatë në politikën e jashtme, i cili u largua nga Shtëpia e Bardhë në shtator pas gati 18 muajsh si këshilltar i Sigurisë Kombëtare, hedh akuza të mëdha ndaj Trump dhe politikës së Jashtme të ndjekur prej tij, duke e quajtur të gabuar dhe të dështuar.

Bolton e portretizon Trumpin si impulsiv, të paaftë dhe të gatshëm për të bërë lëshime për kundërshtarët si Irani dhe Koreja e Veriut, që janë të dëmshme për amerikanët, në mënyrë që të forcojë pozitat e tij politike.

Presidenti Trump e ka quajtur librin e Boltonit një "përmbledhje gënjeshtrash dhe tregimesh të sajuara", ndërsa e akuzoi Boltonin për shkelje të ligjit duke publikuar informacione shumë të klasifikuara.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan