SHBA-ja akuzon 3 iranianë të Gardës Revolucionare për hakimin e fushatës së Donald Trump

SHBA-ja akuzon 3 iranianë të Gardës Revolucionare për hakimin e fushatës së Donald Trump

Ish-presidenti amerikan Donald Trump, gjatë një takimi elektoral

Departamenti amerikan i Drejtësisë publikoi akuzat ndaj tre anëtarëve të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit.

Ata akuzohen për hakimin e fushatës presidenciale të Donald Trump dhe për tentim që të pengojnë zgjedhjet presidenciale amerikane të 5 Nëntorit.

Departamenti amerikan i Thesarit, ndërkaq tha po ashtu se ka vendosur sanksione ndaj shtatë anëtarëve të Gardës Revolucionare të Republikës Islamike.

Ngritja e kësaj akuze është përpjekja e fundit e administratës të presidentit Joe Biden, për të luftuar përpjekjet e huaja, për të ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale amerikane.

Në garën për Shtëpinë e Bardhë janë ish-presidenti republikan Trump, dhe nënpresidentja demokrate në detyrë, Kamala Harris. /REL/

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë