SHBA-ja dhe 28 vende tjera dënojnë ndalimin e internetit në Bjellorusi

SHBA-ja dhe 28 vende tjera dënojnë ndalimin e internetit në Bjellorusi

Njëzet e nëntë vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Gjermaninë, lëshuan një deklaratë të përbashkët, duke dënuar Bjellorusinë për mbylljen e Internetit dhe bllokimin e disa faqeve pas zgjedhjeve presidenciale muajin e kaluarqë opozita i konsideron të manipuluara.

"Krahas masave kufizuese dhe kërcënimeve të përdorura kundër kandidatëve të opozitës dhe arrestimeve masive të anëtarëve të shoqërisë civile dhe gazetarëve bjellorusë, veprimet për të kufizuar hyrjen në internet, duke përfshirë mediat sociale dhe platformat e tjera të komunikimit, shkatërrojnë më tej hapësirën qytetare", thotë deklarata e lëshuar nga Departamenti i Shtetit i SHBA-së.

Autoritetet bjelloruse kanë ndërprerë vazhdimisht internetin dhe kanë kufizuar hyrjen në faqet e internetit të mediave të pavarura. Ky veprim është bërë në përpjekje për të kontrolluar informacionin dhe për të penguar organizimin e protestave.

Në deklaratë, 29 vendet thanë se do të vazhdojnë të qëndrojnë pranë njerëzve të Bjellorusisë, të cilët po ngrejnë zërin e tyre pavarësisht "masave shtypëse".

"Ndërprerjet dhe kufizimet gjithashtu kufizojnë shpërndarjen dhe rrjedhën e lirë të informacionit, dëmtojnë aktivitetin ekonomik, kontribuojnë në çrregullime shoqërore dhe politike dhe ndikojnë negativisht në sigurinë publike", tha deklarata.

Bjellorusia është përfshirë nga protestat kundër regjimit qysh pas zgjedhjeve presidenciale të 9 gushtit, të cilat i kanë dhënë presidentit, Aleksandër Lukashenko, edhe një mandat gjashtëvjeçar.

Mijëra protestues janë arrestuar ose rrahur nga policia.

Protestuesit dhe opozita bjelloruse thonë se zgjedhjet janë manipuluar dhe kërkojnë proces të ri votimesh, të lirë dhe të drejtë.

Lukashenko, i cili është në pushtet qysh në vitin 1994, i ka mohuar akuzat për manipulim të votave.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki