SHBA-ja dhe Vietnami paralajmërojnë kundër “kërcënimeve” në Detin e Kinës Jugore

SHBA-ja dhe Vietnami paralajmërojnë kundër “kërcënimeve” në Detin e Kinës Jugore

Shtetet e Bashkuara dhe Vietnami kanë paralajmëruar të hënën kundër “kërcënimeve apo përdorimit të forcës” në Detin e kontestuar të Kinës Jugore, disa ditë pas përplasjeve të fundit ku janë përfshirë anijet kineze.

Presidenti amerikan, Joe Biden dhe shefi i Partisë Komuniste të Vietnamit, Nguyen Phu Trong, kanë thënë se pretendimet për ujërat strategjikë duhet të zgjidhen sipas normave ndërkombëtare.

Pekini pretendon se pothuajse i gjithë deti është i tij - përmes së cilit zhvillohet tregti në vlerë të triliona dollarëve në vit - e ka injoruar një vendim të gjykatës ndërkombëtare i cili vlerëson se qëndrimi i Kinës është i pabazuar.

“Liderët e kanë nënvizuar mbështetjen e palëkundshme për një zgjidhje paqësore të kontestit, në përputhje me ligjin ndërkombëtar, pa bërë kërcënime apo pa e përdorur forcën”, kanë thënë Biden dhe Trong përmes një deklarate të përbashkët.

Ata kanë bërë thirrje edhe për “liri të lëvizjes dhe bërjen e tregtisë pa u penguar në Detin e Kinës Jugore”.

Kjo deklaratë është lëshuar një ditë pasi Biden dhe Trong kanë nënshkruar një marrëveshje për thellim të bashkëpunimit, e cila është parë si mënyrë për ta luftuar rritjen e ndikimit kinez në rajon.

Uashingtoni ka mospajtime me Pekinin për një mori çështjesh përfshirë tregtinë, sigurinë, të drejtat e njeriut dhe ndryshimet klimatike, prandaj edhe po tenton ta rrisë rrjetin e aletëve kundër ndikimit të Pekinit. Vietnami ka luftuar me Kinën në periudhën 1979 – 1988.

Javën e kaluar, Filipinet e kanë akuzuar Gardën Bregdetare të Kinës dhe anijet e “milicisë” për shqetësim të dy anijeve bregdetare sa kanë qenë duke u furnizuar nga trupat filipineze.

Kina patrullon vazhdimisht në Detin e Kinës Jugore me qindra anije. Manilla ka thënë e Garda Bregdetare e Kinës i bllokon vazhdimisht anijet e Filipineve në ujërat e kontestuar./REL

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Turi: 11/09/2023 11:04

    Kaq vend demokratik eshte amerika sa e shikon ne te gjithe konfliktet boterore apo valle mos eshte e kunderta dhe duhet izoluar si shtet qe nxit vetem lufte ?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja