SHBA-ja zyrtarisht i ribashkohet marrëveshjes së Parisit për klimën

SHBA-ja zyrtarisht i ribashkohet marrëveshjes së Parisit për klimën

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden

Shtetet e Bashkuara zyrtarisht i janë ribashkuar Marrëveshjes së Parisit për klimën, vetëm një muaj pasi presidenti amerikan, Joe Biden i tha Kombeve të Bashkuara në ditën e parë si president, se Uashingtoni dëshiron që sërish të jetë pjesë e kësaj marrëveshjeje.

Rikthimi në Marrëveshjen për klimën më 19 shkurt, u mirëprit nga liderët botërorë, duke theksuar se tani fokusi do të jetë në atë se cilat janë planet e SHBA-së për të zvogëluar nivelet e gazrave serrë, në përpjekje për të luftuar ngrohjen globale.

I dërguari i posaçëm i SHBA-së për klimën, John Kerry së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Gutterres do të marrin pjesë në hapjen e Samitit për angazhim global, për të shënuar edhe rikthimin e SHBA-së në këtë marrëveshje.

Guterres deklaroi më 8 shkurt se ripranimi i SHBA-së “në vetvete është shumë i rëndësishëm”, ndërkaq shefja e OKB-së për klimën, Christiana Figures tha se është humbur shumë kohë në trajtimin e ndryshimeve klimatike, pa pjesëmarrjen e ekonomisë më të madhe në botë në Marrëveshjen e Parisit.

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump më 2017 deklaroi se Uashingtoni do të largohej nga marrëveshja, duke argumentuar se pjesëmarrja në këtë marrëveshje do të sillte disavantazh ekonomik. Vendimi për tërheqjen e SHBA-së nga marrëveshja zyrtarisht hyri në fuqi më 4 nëntor, 2020, vetëm një ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale, ku Biden mposhti Trumpin.

Që atëherë, SHBA-ja vazhdoi të punonte në zvogëlimin e emetimeve të dioksidit të karbonit, por pa përkrahjen e qeverisë federale. Vendimi për t’iu bashkuar marrëveshjes po shihet si mundësi për SHBA-në që të ketë një qasje më të unifikuar ndaj ndryshimeve klimatike.

Administrata Biden tha se do të njoftojë për synimet e saj për zvogëlimin e emetimeve në Ditën e Tokës në muajin prill. Mbi 120 shtete janë zotuar se deri në mesin e këtij shekulli do të kenë zero emetime të karbonit./ REL

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Konfirmohet rasti i parë me linë e majmunëve në Kosovë

Konfirmohet rasti i parë me linë e majmunëve në Kosovë