SHBA-Kubë, 'Game of Thrones'

Ndërsa SHBA po eskalojnë raunde të shpeshta bisedimesh për të shmangur një luftë të vërtetë tregtare mes tyre dhe Kinës, një grindje e vjetër midis Uashingtonit dhe një shteti tjetër komunist është kthyer në sipërfaqe - konflikti me Kubën. Tre vjet më parë, kur presidenti amerikan Barak Obama shkoi në Kubë, për shumë analistë, vizita e tij u gjykua e barazvlefshme me rënien e murit të Berlinit dhe ishte simbol i fundit të një epoke armiqësie dhe ngërçi me një kundërshtar të vjetër. Dukej se Uashingtoni dhe Havana më në fund mund ta kthenin faqen e historisë së Luftës së Ftohtë.

Por, gjatë presidencës Trump, sanksionet kundër Havanë po rriten përsëri. Uashingtoni ka riaktivizuar një ligj “të fjetur”, i vendosur në vitin 1996 nga administrata e Bill Clinton, i njohur si Akti Helms-Burton, ligj i cili lejon këdo që, pas revolucionit kuban të vitit 1959 iu nacionalizuan pronat, të padisë qeverinë kubane dhe të përfitojë pronat e mëparshme, në të kundërt SHBA do të vendosin embargo.

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo  dha këtë arsyetim: "Fatkeqësisht, eksporti më i rëndësishëm i Kubës në këto ditë nuk janë purot apo rumi, por opresioni. Regjimi i ri duket se ka dështuar për të vendosur demokracinë në vend. Diktatorët kubanë do të jenë gjithmonë një shenjë e zezë në historinë e gjatë të mbrojtjes së të drejtave të njeriut në këtë komb të madh.Për të gjitha këto arsye, administrata Trump po aktivizon ligjin e vitit 1996”
Menjëherë administrata kubane ka reaguar me zemërim. Për Ministrin e Jashtëm kuban Bruno Rodriguez: "Kjo do të sjellë vështirësi më të mëdha dhe mungesë furnizimesh në suhqime për popullin tonë. Unë i bëj thirrje bashkësisë ndërkombëtare të ndalë veprimet e paarsyeshme të Shteteve të Bashkuara, përpara se të jetë tepër vonë".
Ndërsa Havanës tani i duhet të racionojë paketën ushqimore për popullsinë, BE dhe kanadaja kane deklaruar se do ta çojne çeshtjen në Organizatën Botërore të Tregëtisë, përderisa SHBA nuk kanë juridiksion mbi veprimet e qytetarëve të tyre në Kubë.

Ndërsa SHBA dhe Kuba sapo kanë nisur “luftën” e rradhës, shija e “Game of Thrones” ende mbetet./Përgatiti Ilir Çuçi

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja