Deri më 3 shtator, forcat amerikane të Komandës Qendrore kanë “devijuar 87 anije tregtare, kanë nxjerrë jashtë funksionit 3 prej tyre dhe kanë hipur në bord të 2 anijeve për të garantuar respektimin e plotë të dispozitave” të bllokadës detare për lundrimin nga dhe drejt porteve të Iranit. Këtë e ka bërë të ditur CENTCOM në një postim në X.

Natën e sotme palët nuk kanë pretenduar sulme. Një ditë më parë mediat amerikane raportuan se Donald Trump po tundohet të shpallë fundin e luftës me Iranin dhe të vijojë përpjekjet amerikane për trysni ekonomike ndaj vendit islamik I cili vlerësohet në një periudhë kolapsi të ndikuar edhe nga bllokada detare ndaj porteve të tij nga ana e amerikanëve.

Bllokada detare amerikane ndaj porteve iraniane u vendos fillimisht më 13 prill. Më pas, bllokada u ndërpre më 18 qershor dhe u rikthye më 14 korrik. Bilanci I fundit I referohet periudhës nga mesi i korrikut deri një ditë më parë

lajm ne perditesim...