SHBA-të konfirmojnë paketën më të fundit të ndihmës me armë për Ukrainën

SHBA-të konfirmojnë paketën më të fundit të ndihmës me armë për Ukrainën

Shtetet e Bashkuara kanë konfirmuar paketën e fundit të armëve për Ukrainën.

Pentagoni do t'i sigurojë Ukrainës dy sisteme raketash tokë-ajër NASAMS, katër radarë shtesë kundër-artilerie dhe deri në 150,000 fishekë municione artilerie 155 mm.

Paketa e ndihmës, me vlerë rreth 820 milionë dollarë, u njoftua nga Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden të enjten në Madrid pas një mbledhjeje të liderëve të NATO-s që u përqendrua në pushtimin rus të Ukrainës.

Pentagoni ofroi më shumë detaje të premten, teksa zyrtarizoi njoftimin, tha se raundi i fundit i ndihmës për sigurinë përfshinte gjithashtu municion shtesë për sistemet raketore të artilerisë me lëvizshmëri të lartë (HIMARS). Ndihma e re synon të forcojë Kievin pasi ai përballet me goditjet e forta nga artileria ruse. 

Fushata e shtuar e Rusisë për sulme me raketa me rreze të gjatë veprimi në qytetet ukrainase ka ardhur pasi forcat e saj kanë arritur sukses në fushën e betejës në lindje, me një sulm të pamëshirshëm në përpjekje për të detyruar Kievin që t'u dorëzojë dy provinca separatistëve. 

Përfshirë raundet e fundit të ndihmës, SHBA-ja tani ka dhënë rreth 6.9 miliardë dollarë që kur forcat ruse hynë në Ukrainë më 24 shkurt dhe sollën luftën në shkallë të plotë në Evropë. 


Lajmi kryesor:

Lufta/ Ushtria ukrainase: Rusët kanë përdorur bomba fosfori gjatë luftimeve! Zelensky negocion dërgimin e armëve të reja për të zmbrapsur ofensivën e Putinit


S.C/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Operacioni i SPAK, masë arresti me burg edhe për ish-shefin e krimeve tek Komisariati nr.6 Dedan Gjoni, aktualisht në burg për sigurim kushtesh për vrasje

Operacioni i SPAK, masë arresti me burg edhe për ish-shefin e krimeve tek Komisariati nr.6 Dedan Gjoni, aktualisht në burg për sigurim kushtesh për vrasje