SHBA jep edhe 274 milionë dollarë për të ndihmuar 64 vende në luftën kundër COVID-19

SHBA jep edhe 274 milionë dollarë për të ndihmuar 64 vende në luftën kundër COVID-19

Shtetet e Bashkuara të Amerikës japin edhe 274 milionë dollarë për t'i ndihmuar 64 vendet më të rrezikuara nga pandemia e COVID-19 për ta luftuar atë. Pak ditë më parë ambasadorja amerikane në Tiranë njoftoi se SHBA do të japë 100 mln dollarë për miqtë si Shqipëria dhe vende të tjera që janë të prekura nga koronavirusi.

Ndërkohë që sot kësaj shumë i janë shtuar edhe 274 mln dollarë të tjerë.  274 milionë dollarët që u njoftuan sot do të ofrojnë burime për 64 nga vendet më të rrezikuara në botë për të luftuar më mirë pandeminë dhe t'i mundësojnë Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët të ndihmojë disa nga popullsitë më të rrezikuara në botë. 100 milionë dollarë prej kësaj shumë janë ndihmë për asistencë shëndetësore.

Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë mobilizuar me shpejtësi resurset për t’iu përgjigjur pandemisë Covid-19, në shtëpi, por edhe jashtë vendit. Sot Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vënë në dispozicion gati 274 milionë dollarë, për emergjencën shëndetësore dhe humanitare. Sot këto 274 milionë dollarë do shkojnë për ndihma për 64 shtete në botë, që janë më të rrezikuar, për t’u ardhur në ndihmë në luftën e pandemisë“ thotë DASH. Lajmi është shoqëruar me një postim nga ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim, që shkruan se "Ne jemi krenarë që jemi donatori i vetëm më i madh shëndetësor dhe humanitar në botë".

G.M.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Seldi: 27/03/2020 14:00

    Shqiperia aprovoi dhe ne parlamentar ligj kunder Kines ne mbeshtetje te SHBA.Tani kerkojn ndihmen e Kines.Le te na furnizoj Amerika meqe u gjunjezuat pata saj dhe mohuat Kinen

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona