SHBA-Vrasja e afrikano amerikanit/ Dy të vdekur dhe disa të plagosur në protestat e 'Black Lives Matter' (VIDEO)

Dy të vdekur dhe disa të plagosur, - është ky bilanci i përplasjeve gjatë mbrëmjes së djeshme midis protestuesve dhe policisë në Kenosha në Wisconsin të Shteteve të Bashkuara pas plagosjes nga forcat e rendit të Jacob Blake një afrikano-amerikan i cili u qëllua nga pas shpine në prani të fëmijëve të tij dhe që sipas familjarëve të cilët kanë cituar raportimet e mjekëve, do të mbetet i paralizuar për gjithë jetën.

Nga New York-u në Seattle, lëvizja Black Lives Matter doli në rrugë për të protestuar kundër brutalitetit të policisë ndaj afrikano-amerikanëve dhe minoriteteve të tjera në vend. Demonstrimet kanë degjeneruar në dhunë dhe plaçkitje ndërkohë që Guvernatori i Wisconsin ka vendosur qindra oficerë policie në rrugë.

"Kjo nuk është e mjaftueshme. Duhet Garda Kombëtare. E gjithë kjo duhet të ndalet", ka shkruar presidenti Trump në Twitter.

Jacob Blake, pasi ishte konfliktuar më parë me disa agjentë policie ishte gati të futej në makinën në të cilën ishin edhe tre fëmijët e tij (3,5 dhe 8 vjeç), kur u tërhoq nga jeleku nga një prej policëve dhe u qëllua me pas shpine me 7 plumba. Ai u dërgua me urgjencë në spital ku tani ndodhet jashtë rrezikut për jetën por sipas mjekëve do të mbetet i paralizuar.

"Nuk kam derdhur lot. Kam ndaluar të qaj shumë vite më parë. Për vite me radhë kam parë njerëzit e mi të vrarë nga policia" - tha motra e Blake, Letetra Widman përmes një letre e cila është bërë virale në mediat sociale.

Kurse nëna e Jacob ka bërë thirrje për mospërdorimin e dhunës dhe për paqe.

Julia Jackson kërkoi që të ndalen trazirat dhe shkatërrimi pasi spas saj plaçkitja dhe dhuna nuk pasqyrojnë vlerat e familjes së madhe të afrikano amerikanëve.

"Nëse Jakobi do ta dinte se çfarë po ndodh, ai do të ndihej shumë keq. Prandaj kërkoj nga të gjithë në Wisconsin të ndalen për një moment dhe të flasin me zemrën e tyre. Ne kemi nevojë për shërimin e shpirtrave "- tha nëna e Jacob Blake.

Jacob Blake, pasi ishte konfliktuar më parë me disa agjentë policie ishte gati të futej në makinën në të cilën ishin edhe tre fëmijët e tij (3,5 dhe 8 vjeç), kur u tërhoq nga jeleku nga një prej policëve dhe u qëllua me pas shpine me 7 plumba. Ai u dërgua me urgjencë në spital ku tani ndodhet jashtë rrezikut për jetën por sipas mjekëve do të mbetet i paralizuar.

"Nuk kam derdhur lot. Kam ndaluar të qaj shumë vite më parë. Për vite me radhë kam parë njerëzit e mi të vrarë nga policia" - tha motra e Blake, Letetra Widman përmes një letre e cila është bërë virale në mediat sociale.

Nga ana tjetër nëna e Jacob ka bërë thirrje për mospërdorimin e dhunës dhe për paqe.

Julia Jackson kërkoi që të ndalen trazirat dhe shkatërrimi pasi spas saj plaçkitja dhe dhuna nuk pasqyrojnë vlerat e familjes së madhe të afrikano amerikanëve.

"Nëse Jakobi do ta dinte se çfarë po ndodh, ai do të ndihej shumë keq. Prandaj kërkoj nga të gjithë në Wisconsin të ndalen për një moment dhe të flasin me zemrën e tyre. Ne kemi nevojë për shërimin e shpirtrave "- tha nëna e Jacob Blake.

Në një kohë që SHBA janë përfshirë nga protestat antiraciste, Zonja e Parë Melani Trump ka kërkuar për unitet. Ajo bëri thirrje për ti dhënë fund dhunës dhe u bëri thirrje të gjithëve të fokusohen në të ardhmen.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja