WASHINGTON - Drejtori i Agjencisë së Sigurimit Kombëtar tha se programet e monitorimit kanë ndihmuar për të parandaluar "dhjetra" komplote të mundshme terroriste. Shefi i Përgjithshëm Keith Alexander, bëri këto komente në një seancë dëgjimore para një paneli në Senatin amerikan. Kjo ishte dëshmia e parë e Agjencisë së Sigurimit Kombëtar që nga zbulimi i programeve të monitorimit të komunikimeve elektronike.

Kreu i NSA-s mbrojti para Senatit amerikan ligjshmërinë e programeve amerikane të përgjimit duke theksuar se ato zbatoheshin nën një mbikëqyrje rigoroze.  Gjenerali tha se ne punojmë gjithmonë nën rregulla strikte dhe ndodhemi nën mbikëqyrjen e Kongresit dhe Gjykatës, e cila është mjaft e rreptë.  I pyetur edhe nga senatorët republikanë dhe demokratë Alexander mbrojti programet duke thënë se janë mjete të rëndësishëme në sigurinë komëbtare.

Ndërkohë, Edward Snowden, ish tekniku i CIA-s që raportoi te gazeta britanike “The Guardian” dhe ajo amerikane “The Washington Post” mbi ekzistencën e programit “Prism” dhe monitorimin nga kjo agjenci të komunikimeve elektronike ka premtuar se do luftojë për të mos ekstradohet në SHBA. Ai ndodhet në Hong Kong që prej javës së kaluar dhe ka deklaruar se do të kërkojë strehim politik në çdo vend që beson në lirinë e fjalës.

Redaksia Online
(l.c/b.y/shqiptarja.com)