Shefi i Armatimit të Gardës:
Pistoletën e mori Prendi

Shefi i Armatimit të Gardës:<br />Pistoletën e mori Prendi
TIRANE- Shefi i armatimit në depot e Gardës së Republikës, Mark Ndoj është marrë në pyetje nga prokuroria, ku ka pranuar faktin se pistoleta tip "bereta" me nr P52796Z i përket dhe se është tërhequr nga depoja e armatimit nga komandanti i Gardes Ndrea Prendi. Kjo është një tjetër provë e pakundërshtueshme që i bashkohet ekspertizës së FBI, e cila nxjerr zbuluar komandantin e gardës në vrasjen e shtetasit Faik Myrtaj. Mësohet se kjo dëshmi nuk ishte paraqitur nga prokuroria në Gjykatën e Tiranës, duke hapur polemikën e panevojshme dhe rrezikun e alibisë nëse arma ishte e Ndrea Prendit apo jo. Burime për shqiptarja.com shprehen se kjo dëshmi do të paraqitet në gjykatën e Apelit.

Arben Çuko: Armatimi në Gardë është personal

Ish-komandanti i Gardës së Republikës, Arben Çuko, në një intervistë sot për "Shqiptarja.com" thotë se Ndrea Prendi shkeli ligjin e Gardës duke qëlluar mbi popull dhe se manipuloi pistoletën.  Sipas tij Prendi nuk ka alibi se pistoleta që vrau Myrtajn nuk është e tij dhe se ai ka shkelur me të dyja këmbët ligjin.

Shqiptarja.com: Gjykata thotë se pistoleta nuk është e Prendit, sepse shefi i armatimitnuk e ka marrë nga ai me emër. Mund të ndodhë kështu?

Arben Çuko: "Ore zotëri, ai është armatim personal, kjo është fshehje prapa gishtit. Pastaj nëse nuk është kështu, pse e ndryshoi
tytën me shoferin e vet? Pastaj si mundte shoferi i Gardës të ndërronte tytën e pistoletës me një tjetër? Unë kam punuar 7 vite komandant Garde edhe kur dëgjova prokuroren e përgjithshme që shtetasi Ndrea prendi ka gjuajtur 11 herë dhe një plumb vrau Faik Myrtajn, unë u shokova, sepse komandanti i Gardës ka nën varësi të vet mbi 1000 vetë. Në atë objekt mund të ketë patur në varësi 200 njerëz. Pra mendoj se komandanti i Gardës ka marrë udhër nga dikush. Unë mendoj se e ka marrë direkt nga kryeministri".

Shoferi i Ndrea Prendit: Nuk kam shkrepur asnjë plumb nga arma ime

“E dorëzova pistoletën e shërbimit sapo ma kërkoi Prokuroria. Unë nuk kam qenë para kryeministrisë me 21 janar dhe për këtë shkak isha krejt i sigurt që nuk kam kryer asnjë shkrepje me pistoletën time. Nuk hezitova për t’ua dhënë hetuesve”, shprehet Margarit Kume para hetuesve. Shoferi i ish-komandantit të Gardës, Ndrea Prendi, dyshohet se ka penguar hetimet e ngjarjes së dhunshme të 21 janarit, duke ndërruar tytën e armës së tij me atë të eprorit për të fshehur vrasjen e Faik Myrtaj, gjë absurde pasi do të thotë të vetëdënohej.
“Nuk di kush e ka ndërruar tytën e pistoletës time. Nuk mund të vë gisht mbi askënd. Unë jam i sigurt që nuk kam qëlluar me 21 janar”, - është shprehur Kume.

( ne foto hyrja e banesës së Ndrea Prendit në Tiranë, dje ruhej nga policia)
(sg/am/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ ‘Darka e fundit’ në Olimpikë, organizatorët kërkojnë falje! Thyhet rekordi i Tokios, 191 atletë pjesë e LGBTQ

Paris 2024/ ‘Darka e fundit’ në Olimpikë, organizatorët kërkojnë falje! Thyhet rekordi i Tokios, 191 atletë pjesë e LGBTQ