Kreu i CIA-s në Kosovë, William Burns takon kryeministri Albin Kurti

Kreu i CIA-s në Kosovë, William Burns takon kryeministri Albin Kurti

Kreu iCIA-s, William Burns mbërrin në Kryeministrinë e Kosovës

PRISHTINË- Shefi i Agjencisë Qendrore amerikane të Inteligjencës (CIA), William Burns, u takua sot paradite me kryeminsitrin e Kosovës, Albin Kurti.

Takimi nisi rreth orës 09:00 dhe Burns u pa duke u larguar nga ndërtesa e Qeverisë së Kosovës rreth një orë më vonë.

Ndwrkohw Kryeministri Kurti gjatë kësaj jave ishte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku me ftesë të Institutit Kombëtar Demokratik, përcolli nga afër Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike.

Takimi dje me Osmanin 
Një ditë më parw Burns u takua në Prishtinë me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. Në takim me presidenten mori pjesë edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, dhe drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti.

Vizita është zhvilluar me masa të rrepta të sigurisë, ku policia detyroi gazetarët të mbanin distancë të madhe me pjesën ku lëvizte Burns, që është edhe pjesëtar i kabinetit të presidentit Joe Biden.

Vizita e Burnsit në Kosovë vjen në kohën kur ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se shteti i tij është sfiduar në disa aspekte nga Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Albin Kurti.

SHBA-ja dhe vendet e tjera të Bashkimit Evropian e kanë kritikuar disa vendime dhe veprime të ndërmarra së fundi nga Qeveria e Kurtit, që janë konsideruar si “të njëanshme” dhe “të pakoordinuara”.Deri tani askush nga palët nuk është deklaruar për media rreth vizitës së tij. 

Ndërkaq, Departamenti amerikan i Shtetit i ka kërkuar Qeverisë Kurti që të rikthehet në “angazhim konstruktiv dhe të ngushtë” me Uashingtonin, Bashkimin Evropian dhe NATO-n, teksa Uashingtoni po ashtu po kërkon që institucionet e Kosovës të mos e hapin për qarkullim urën mbi lumin Ibër, duke u thirrur në shqetësime të sigurisë.

Burns ne Bosnje e Serbi

Në Sarajevë më 20 gusht, Burns u takua me drejtorin e Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Bosnje e Hercegovinës, Almir Xhuvo, dhe me anëtarët e Presidencës së Bosnjës, Denis Beqiroviç, Zhelko Komshiç dhe Zhelka Cvijanoviçit, anëtaren serbe të sanksionuar nga SHBA-ja. Sa i përket vizitës në Beograd, nuk dihet se me kë është takuar Burns.

Lajmi ne perditesim.. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:55
Takoi shefin e CIA-s, presidentja Vjosa Osmani zbulon mesazhin

 

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka publikuar fotografitë e para zyrtare nga takimi me shefin e CIA-s, William Burns. Në një postim në Facebook, ajo nënvizon se aleanca me ShBA-të është garancë për siguri, paqe dhe sukses.

“Aleanca me Shtetet e Bashkuara, garancë për siguri, paqe e sukses! Kënaqësi që mirëprita dje në Republikën e Kosovës Shefin e Agjencisë Qendrore amerikane të Inteligjencës (CIA), Ambasadorin William Burns”, ka shkruar presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në një postim në facebook një ditë pas takimit me shefin e CIA-s, William Burns.

Burns ndodhet në Kosovë e ndërsa dje u mirëprit nga presidentja, sot në mëngjes u takua me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

SI.E./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarjet e fundit në vend ju shqetësojnë për nivelin e sigurisë?



×

Lajmi i fundit

E ngarkuara me punë e SHBA takon Ramën: Mbështetje të palëkundur për Shqipërinë, keni rol në avancimin e paqes dhe prosperitetit në rajonin

E ngarkuara me punë e SHBA takon Ramën: Mbështetje të palëkundur për Shqipërinë, keni rol në avancimin e paqes dhe prosperitetit në rajonin