Shefi i CIA-s: Putini i dëshpëruar mund të përdorë armë bërthamore

Shefi i CIA-s: Putini i dëshpëruar mund të përdorë armë bërthamore

Pengesat e Rusisë gjatë pushtimit të saj në Ukrainë mund ta shtyjnë presidentin rus Vladimir Putin të përdorë armë taktike ose bërthamore me rendiment të ulët. Kështu deklaroi drejtori i CIA-s, William Burns. 

“Duke pasur parasysh dëshpërimin e Presidentit Putin dhe udhëheqjes ruse, duke pasur parasysh pengesat me të cilat janë përballur ushtarakisht deri më tani, askush nga ne nuk mund ta marrë lehtë kërcënimin e përdorimit të mundshëm të armëve bërthamore taktike ose me rendiment të ulët”, paralajmëroi Burns në një deklaratë, duke shtuar megjithatë se nuk ka shenja të veçanta që Moska po përgatit një sulm të këtij lloji.

"Natyrisht, shtoi ai, ne jemi shumë të shqetësuar. Dhe unë e di se Presidenti Biden është thellësisht i shqetësuar për shmangien e një lufte të tretë botërore."


Lajmi kryesor:

Shtëpia e Bardhë: Biden nuk do të shkojë në Kiev! Zelensky: Bota të jetë e përgatitur për kërcënimin bërthamor të Rusisë


G.B./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Spartak Ngjela: Turp historik! Nuk lejojnë votim të lirë, e nuk dinë të bëjnë asgjë tjetër veçse të rrinë në pushtet për privilegje

Spartak Ngjela: Turp historik! Nuk lejojnë votim të lirë, e nuk dinë të bëjnë asgjë tjetër veçse të rrinë në pushtet për privilegje