Sot në Kosovë do të qëndrojë për vizitë zyrtare ministri i Punëve të Jashtme i Kroacisë, Gordan Grlic-Radman. Fillimisht ministri kroat do të pritet nga ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla me të cilën do të mbajnë edhe një konferencë të përbashkët për media.
Ndërsa në ora 10:00, shefi i diplomacisë kroate do të pritet nga presidentja Vjosa Osmani. Pas takimit me Osmanin dhe Gërvallën, kryediplomati kroat do të pritet edhe nga kryeministri Albin Kurti. Grlic ka thënë se në agjendën e këtij udhëtimi nuk është e planifikuar që do të diskutohet rreth ofrimit të garancisë nga Kroacia për mbrojtjen në liri të ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të tjerëve.
Nga MPJ kroate kanë thënë se tema të diskutimit gjatë vizitës në Kosovë do të jenë integrimet evropiane, ndihma e Kroacisë përmes projekteve të binjakëzimit, stabiliteti dhe siguria e rajonit, rritja e trupave kroate në KFOR, mbrojtja e diasporës në Janjevë dhe Letnicë dhe dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Nga Ministria që drejton Grlic ka thënë se nëse do të ndodhë një diskutim i tillë me krerët e institucioneve të Kosovës atëherë do ta bëjnë publike. “Tema për të cilën keni pyetur nuk është temë diskutimi dhe nuk është në axhendë gjatë kësaj vizite”, kanë potencuar nga MPJ për direktno.hr.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Janar, 09:41
Secila parti në zgjedhje me 46 deputetët e parë të fiksuar, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
50%
-
Të gabuar
16.7%
-
Nuk e di
33.3%
Vota total: 6
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Serbia 'mobilizohet' për zgjedhjet në Kosovë
22 Janar, 22:25
-
Lëvizja Vetëvendosje: Kosova, në disavantazh përballë Serbisë për faj të Biden! Richard Grenell: E komplimentuat 4 vite dhe shkonit në konventat e tij
22 Janar, 20:38
-
Kosova nënshkruan Marrëveshje për Tregti të Lirë me EFTA-n
22 Janar, 17:38
-
Po strehohej në Kosovë për shkak të luftës, ndërron jetë gazetarja ukrainase
22 Janar, 16:34
-
Lajçak dhe presidenti Vuçiç në Davos, diskutojnë për dialogun Kosovë-Serbi
22 Janar, 09:20
-
Strohmeyer: S’e kam parë Thaçin duke dhënë urdhra
21 Janar, 16:52
-
Kosovë/ 19 vjet nga vdekja e ish-presidentit Ibrahim Rugova
21 Janar, 15:11
-
Osmani: Kosova e ka mbështetjen e plotë nga Administrata Trump
21 Janar, 14:32
-
Vjosa Osmani uron presidentin amerikan Trump pas betimit: Kosova përjetësisht mirënjohëse, vendi juaj shpëtoi popullin tonë!
20 Janar, 20:14
-
Azgan Haklaj: Largimi i Albin Kurtit – Imperativ Kombëtar!
19 Janar, 18:35
-
NATO dhe BE përforcojnë kontingjentet në Kosovë para zgjedhjeve të 9 shkurtit
19 Janar, 16:53
-
Dialogu Kosovë-Serbi, Peter Sorensen pritet të jetë pasardhësi i Mirosllav Lajçak
19 Janar, 12:11