Shefi i Google i shqetësuar për pasojat e Inteligjencës Artificiale: Do na duhet ta kontrollojmë ashtu si armët bërthamore

Shefi i Google i shqetësuar për pasojat e Inteligjencës Artificiale: Do na duhet ta kontrollojmë ashtu si armët bërthamore

Sundar Pichai

Drejtori ekzekutiv i Google, Sundar Pichai në një intervistë për mediat e huaja, u shpreh se duhet të ketë korinza rregullatore së bashku me zhvillimin e sistemeve të inteligjencës globale. Ai tha se duhet të ketë një kontroll të ngjashëm me atë të bombave bërthamore.

Shqetësimet e tij, lidhen me problemet që Inteligjenca artificiale mund të shkaktojë për shkak të potencialit për keqinformim.

“Me inteligjencën artificiale do të jetë e mundur të krijohet lehtësisht një video ku mund të shihet një gazetar duke thënë diçka, ose unë duke thënë diçka që nuk e kemi thënë kurrë. Dhe mund të jetë e vërtetë. Në shkallë sociale mund të shkaktojë dëme të mëdha”- tha Sundar.

Shefi i Google ka argumentuar se versioni i teknologjisë së tij të inteligjencës artificiale i disponueshëm për publikun përmes chatbot-it Bard është i sigurt. Ai shtoi se Google po vepron me përgjegjësi, duke mos lëshuar në publik versionet e avancuara të Bard për testim.

Në intervistën që dha, megjithatë, ai pranoi gjithashtu faktin se Google nuk e kuptonte mënyrën se si sistemi i tij i inteligjencës artificiale iu përgjigj testeve që i bëri.

"Ne as nuk e kuptojmë plotësisht sistemin tonë të Inteligjencës Artificiale".

Pichai gjithashtu thekson se shoqëria nuk duket e gatshme për përparimet e shpejta në inteligjencën artificiale.

"Duket se ka një mospërputhje" midis shkallës me të cilën shoqëria mendon dhe përshtatet me ndryshimin në krahasim me ritmin me të cilin po zhvillohet inteligjenca artificiale. Megjithatë, ai shtoi se "të paktën njerëzit kanë filluar të kuptojnë më shpejt rreziqet e tij të mundshme".

Në fund, ai theksoi se pasojat ekonomike të inteligjencës artificiale do të jenë vendimtare dhe do të ndikojnë në gjithçka në çdo kompani dhe produkt.  Duke iu referuar industrisë mjekësore si shembull, Pichai tha se pesë deri në 10 vjet nga tani, një radiolog mund të punojë me një asistent të Inteligjencës Artificiale për t'i dhënë përparësi rasteve. Ai vlerëson se ndër profesionet që do të preken janë shkrimtarët, kontabilistët, arkitektët dhe programuesit.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë