Kreu i grupit Wagner, Prigozhin ka pranuar se ka themeluar Agjencinë e Kërkimeve të Internetit (IRA), të cilën qeveria amerikane e ka sanksionuar për ndërhyrje në zgjedhjet e saj. Ai e bëri këtë duke iu përgjigjur një pyetjeje në kanalin Telegram të grupit mercenar.
"Unë kurrë nuk kam qenë vetëm financuesi i Agjencisë së Kërkimeve në Internet. E shpiva, e krijova, e drejtova për një kohë të gjatë, u themelua për të mbrojtur hapësirën e informacionit ruse nga propagandë agresive e narrativës anti-ruse që vjen nga Perëndimi”, tha ai.
Lajmi kryesor:
Lufta në Ukrainë/ Mediat e huaja: Tre avionë luftarakë rusë u kapën mbi Poloni! Norvegjia: Rusia ka dërguar nëndetëse me armë bërthamore në Baltik
