TIRANE-Vihet në pranga për korrupsion Shefi i Krimeve pranë komisariatit nr. 1 Tiranë Fatos Goxhaj. Arrestimi i tij është bërë për shkak se i ka kërkuar qytetarit Ramazan Alla, një shumë prej 3 mijë e 500 eurove me qëllim që të mos e arrestonte për akuzën e mbajtjes pa lejë të armëve luftarake. Ngjarja për të cilën është arrestuar zyrtari i lartë i policisë ka ndodhur katër muaj më parë në një fshat të Tiranës. Policia ka shoqëruar një të moshuar me emrin Ramazan Alla, pasi kishte qelluar në ajër me një armë pistoletë që e mbante pa leje. Shefi i Krimeve, Fatos Goxhaj, ju ka kërkuar 3 mijë e 500 euro familjarëve të tij për të mos e arrestuar. Për këtë arsye e ka referuar çështjen në prokurori, hetim në gjëndje të lirë për Ramazan Allën. Paralelisht është përpjekur të gjejë mënyra për të mos e arrestuar, duke tentuar madje ta shtrojë edhe në spital si të sëmurë, vetëm për ta shmangur nga arrestimi. Teksa ka përfudnuar e gjithë procedura, mësohet se vetë Ramazan Alla i ka dorëzuar shefit të krimeve të komisariatit nr.1 Tiranë 200 euro, pasi më parë i kishte dhënë 3 mijë euro. Mirëpo shuma prej 200 euro nuk është pranuar nga i arrestuari Goxhaj, i cili sipas burimeve i ka pohuar Ramazan Allës që të shkonte të mlidhte dhe 300 euro të tjera për ti bërë 500, dhe pastaj tia dorëzonte.
KALLEZIMI PENAL
I mërzitur nga ajo që i kishte transmetuar shefi i Krimeve në policinë e Tiranës, Ramazan Alla i është drejtuar prokurorisë së kryeqytetit ku ka bërë kallëzim penal ndaj tij. Kanë qënë efektivat e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të cilët të autorizuar nga prokuroria e Tiranës kanë vënë në përgjim të arrestuarin Fatos Goxhaj, ku pas disa takimeve private që ai kishte bërë me shtetasin Ramazan Alla ka rezultuar se Goxhaj kërkonte shumën prej 500 euro kundrejt lirisë që i kishte dhënë shtetasit Ramazan Alla. Kaq ka mjaftuar që hetuesit të mbledhin provat e nevojshme kundër tij, duke urdhëruar arrestimin në flagrancë të kolegut të tyre Fatos Goxhaj.
TRANSFERIMI
Prej katër ditësh Goxhaj rezultonte i transferuar në komisariatin e policisë së Përmetit, ndërsa arrestimi i mesditës së djeshme erdhi pas një vendimi të Gjykatës së Tiranës. Kështu, gjyqtari Sokol Toma kishte firmosur vendimin për masën “arrest me burg” për Fatos Goxhajn, shefin e krimeve të komisariatit nr. 1 të kryeqytetit, pasi dosja që i ishte sjellë gjyqtarit fliste për një çështje korruptive. Burimet e policisë thonë se arrestimi i Goxhaj erdhi pas një hetimi 1-mujor nga ana Shërbimit të Kontrollit të Brendshme të Ministrisë së Brendshme dhe Task-Forcës në Prokurorinë e Tiranës. Pikërisht prokuroria i kishte dhënë autorizim SHKB-së për të zhvilluar përgjime ndaj Goxhajt. Ai është hetuar këto 1 muaj për detyrën si shef krimesh në komsiariatin nr. 1, post të cilin e mban që prej vitit 2010. Pritet që pas tre ditësh ai të dalë para gjykatës së Tiranës, ku do të njihet me masën e sigurisë.
DEKLARATA E POLICISE 17 PRILL
Mbrëmë, Spealistët e Drejtorisë së Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Tiranë, bëni ekzekutimin e Urdhërit të Prokurorisë Rrethit Gjyqësorë Tiranë, mbi zbatimin e vendimit të Gjykatës Rrethit Gjyqësorë Tiranë, datë 16.04.2012, në funksion të procedimit penal i vitit 2012, e cila ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg,” për punonjësin e policisë Komisar Fatos Kadri Goxho, 36 vjeç, banues në Tiranë, arsim i lartë, me detyrë Shef Seksioni të hetimit dhe parandalimit të krimeve në Komisariati Nr.1 në Tiranë. Arrestimi i tij u bë pas një pune disa javore në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësorë Tiranë, pasi ky punonjës policie dyshohet se ka përfituar shumën e parave prej 3500, Euro, në këmbim të mos arrestimit në flagrancë të një shtetasi, i dyshuar si autor i kryerjes së një vepre penale. Materialet hetimore të përpiluara në ngarkim të tij, i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për hetime të mëtejshme, për kosnumim të veprës epnale të “Korrupsionti pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal.
(Shkrimi u botua sot ne gazeten Shqiptarja.com)
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com