Shefi i NATO-s paralajmëron Putinin: Çdo sulm ndaj vendeve anëtare të aleancës, do të përballet me reagimin tonë shkatërrues

Shefi i NATO-s paralajmëron Putinin: Çdo sulm ndaj vendeve anëtare të aleancës, do të përballet me reagimin tonë shkatërrues

Mark Rutte

Shefi i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka paralajmëruar Rusinë të mërkurën me kundërpërgjigje “shkatërruese”, në rast se ajo sulmon Poloninë apo ndonjë shtet tjetër anëtar të aleancës.

Rutte ka folur gjatë vizitës së tij në kryeqendër të Polonisë, Varshavë. Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, ka thënë se është me rëndësi të bëhet përgatitje për çdo rezultat të mundshëm nga bisedimet mes Rusisë dhe SHBA-së të cilat janë të përqendruara për t’i dhënë fund luftës trevjeçare në Ukrainë, raporton AP.

32 shtetet anëtare të NATO-s, sidomos ato të krahut lindor, janë shumë të shqetësuara se bisedimet mund të përfundojnë me marrëveshje që i shkon përshtati Rusisë. Frikësohen se rezultati do t’i lejojë presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, që t’i rindërtojë forcat dhe të kërcënojë shtetet tjera në rajon në vitet e ardhshme.

Rutte tha se askush s’guxon të mendojë se mund të shpëtojë pa pasoja nëse sulmon një shtet anëtar të NATO-s.

“Nëse dikush do të bënte keqllogari dhe do të sulmonte Poloninë apo ndonjë shtet tjetër aleat, atëherë do të përballet me reagim të ashpër të aleancës. Reagimi ynë do të ishte shkatërrues. Kjo duhet të jetë shumë e qartë për Vladimir Vladimirovich Putinin apo këdo tjetër që dëshiron të na sulmojë”, tha Rutte.

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 30 Mars, 00:06

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?



×

Lajmi i fundit

Fitër Bajrami kremtohet edhe në Vlorë, besimtarët falin namazin

Fitër Bajrami kremtohet edhe në Vlorë, besimtarët falin namazin