Shefi i NATO-s, Stoltenberg planifikon të largohet nga detyra në tetor

Shefi i NATO-s, Stoltenberg planifikon të largohet nga detyra në tetor

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg

Lideri afatgjatë i NATO-s, Jens Stoltenberg nuk ka plan të zgjasë mandatin e tij për herë të katërt dhe pret të zëvendësohet në tetor të këtij viti, tha të dielën aleanca ushtarake.

"Mandati i Sekretarit të Përgjithshëm Jens Stoltenberg është zgjatur tre herë dhe ai ka shërbyer prej pothuajse nëntë vjetësh", tha zëdhënësja Oana Lungescu.

Ish-kryeministri norvegjez 63-vjeçar mori detyrën në selinë e NATO-s në Bruksel më 1 tetor 2014 dhe ka mbikëqyrur aleancën perëndimore përmes disa krizave ndërkombëtare.

Gjatë mandatit të tij në detyrë, personeli i fundit i NATO-s dhe forcat amerikane u larguan nga Afganistani në gusht të vitit 2021, pak para se kryeqyteti Kabul të binte në duart e talebanëve, të cilët ringjallën regjimin e tyre islamik.

Stoltenberg ka mbikëqyrur gjithashtu përgjigjen e NATO-s ndaj pushtimit rus të Ukrainës në shkurt të vitit 2022 dhe luftës në vazhdim.

Ai ka qenë një sekretar i përgjithshëm i respektuar dhe në veçanti një urë lidhëse midis aleatëve evropianë dhe Uashingtonit nën ish-presidentin amerikan Donald Trump, një kritik i shpeshtë i NATO-s.

Diplomatët nga disa aleatë të NATO-s kishin spekuluar se mandati i Stoltenberg mund të zgjatet edhe një herë deri në një samit vitin e ardhshëm për të shënuar 75 vjetorin e aleancës.

Por, pas një vizite në Uashington javën e kaluar, zyra e tij njoftoi se ai nuk do të kërkonte një zgjatje tjetër të mandatit./REL

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • fresk: 13/02/2023 12:51

    ata qe donin te largonin putin, po largohen te gjithe vete, hahahaha, ka ngelur vetem plaku i amerikes qe pothuasje eshte i mabruar fare edhe idioti i frances, ne fund fare budallai i surrelit iken vete sepse nuk pret ti fusin nje shqelm nga mbrapa.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja