Shefi i OKB-së konfirmon marrëveshjen e grurit, Guterres: Vijon eksporti nga Deti i Zi

Shefi i OKB-së konfirmon marrëveshjen e grurit, Guterres: Vijon eksporti nga Deti i Zi

1668679648_Antonio.PNG

Pas Presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, edhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, konfirmoi të enjten në Twitter se të gjitha palët kanë rënë dakord për të zgjatur marrëveshjen e ndërmjetësuar nga OKB për korridoret e grurit në Detin e Zi.

“Unë mirëpres marrëveshjen e të gjitha palëve për të vazhduar Iniciativën e Drithërave në Detin e Zi për të lehtësuar lundrimin e sigurt për eksportimin e drithit, produkteve ushqimore dhe plehrave nga Ukraina. Iniciativa tregon rëndësinë e diplomacisë diskrete në gjetjen e zgjidhjeve shumëpalëshe”, ka shkruar Guterres në Twitter.

Më herët edhe ministri i Infrastrukturës së Ukrainës, Oleksandr Kubrakov, ka konfirmuar marrëveshjen ndërkombëtare që lejon eksportin e drithit dhe produkteve të tjera bujqësore nga portet e Ukrainës përmes Detit të Zi.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Moska: Nuk do të heqim dorë nga territoret e aneksuara në Ukrainë! Zelensky: 10 milionë ukrainas janë në errësirë


S.S/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia