Shefi i Pekinit: Kërkojmë paqe,
duhet të ruajmë unitetin tonë
Udhëheqësi i Republikës Popullorë të Kinës Xi Jinping mbajti një fjalim të gjatë në Hollin e Madh të Popullit me rastin e festimit të 90-vjetorit të krijimit të Ushtrisë Popullore të Kinës. Përpara anëtarëve të Partisë Komuniste të Kinës ai deklaroi se kinezët janë një popull që kërkojnë të jetojnë në paqe me pjesën tjetër të botës.
Udhëheqësi i Republikës Popullorë të Kinës Xi Jinping mbajti një fjalim të gjatë në Hollin e Madh të Popullit me rastin e festimit të 90-vjetorit të krijimit të Ushtrisë Popullore të Kinës.
Përpara anëtarëve të Partisë Komuniste të Kinës ai deklaroi se kinezët janë një popull që kërkojnë të jetojnë në paqe me pjesën tjetër të botës.
Ai ka garantuar se Kina nuk do të lejojë asnjë fraksion politik, shtet të huaj të cënojë unitetin popullor dhe sovranitetin e Kinës.
˝Historia na ka treguar se partia duhet të komandojë ushtrinë. Është garanci fondamentale që partia të luftojë me gjak dhe zjarr. Ky është një parim i rëndësishëm për të cilin ne duhet të jemi të qartë duke ruajtur qëndrimin tonë të palëkundur dhe duke ndërmarrë veprime të vendosura. Nuk duhe të ekzistojë asnjë dyshim, paqartësi apo dyshim për këtë. Ne duhet të kontrollojmë armët dhe jo e kundërta ˝, deklaroi Sekretati i Përgjithshëm i PKK Jinping në fjalimin prej 50 minutash në prani të përfaqësuesve të PKK.
Për ekspertët ndërkombëtarë, fjalimi për ruajtjen e unitetit nuk përbën asnjë kuriozitet.
Por deklarata e Xi Jinping jep shenjat e nisjes së stabilizimit të pushtetit të tij në të gjitha nivelet partiake dhe shtetërore.
Ai ka përdoruar mekanizmat e spastrimit të figurave të larta brenda Partisë Komuniste Kineze duke nisur fushatën e goditjes së korrupsionit.
5 drejtues të PKK janë ulur nga rangjet dhe postet e larta politike.
Xi Jinping kërkon të bëhet drejtuesi politik më i fuqishëm i Republikës Popullore të Kinës që prej themelimit të tij në 1 Tetor 1949.
˝Ai bëri të qartë faktin se ushtria është nën kontrollin e plotë të tij dhe tentativat për të parandaluar rreziqet e fraksionimit të PKK duke kontrolluar të gjitha organet e pushtetit mund të japë efekt të kundërt ˝, argumenton Susan Shirk, eksperte në politikat e nivelit të lartë të Kinës në Universitetin e Kalifornisë.
Xi Jinping ka përfunduar mandatin e tij 5-vjecar në krye të shtetit aziatik dhe besohet se në Tetor do të kërkojë një mandat tjetër në krye të Partisë Komuniste Kineze në Kongresin e PKK.
Redaksia Online
d.v./shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
43.2%
-
Jo
50.5%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 4176
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zbulohet në Prishtinë laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve (FOTOT)
28 Janar, 21:28
-
Kush janë ministrat e qeverisë Kurti që u pasuruan më shumë gjatë 4 viteve
28 Janar, 21:15
-
'Ngrirja' e ndihmave amerikane ndihet në mbarë globin, pezullohen nga puna 50 zyrtarë të USAID! Nuk preken programet e Mbrojtjes, as Ukraina
28 Janar, 21:07
-
Dosja K- Letra e Edip Tershanës në qeli: Enver ti e shite Kosovën, kjo është tradhëti!
28 Janar, 21:04
-
Ylli Pata: Sforcimi kërcitës i partive të reja të opozitës
28 Janar, 20:54
-
Meta shkruan nga burgu: 'Në qeli kam vetëm kalendarin që më dhuroi Janullatos...". Ish Presidenti kujton si dhe pse i dha nënshtetësinë Hirësisë dhe ndërtimin e Katedrales
28 Janar, 20:40
-
Protestat në Serbi/ Vuçiç i drejtohet popullit: Plotësuam kërkesat e studentëve! Vendimi për qeveri të re, brenda 10 ditëve! Mund të kemi zgjedhje të parakohshme për 75 ditë
28 Janar, 20:22
-
Juristi Kara për Report Tv: Berisha vrau e preu, nëse vjen në pushtet Shqipëria shpërbëhet! Ahmetaj të dalë si i penduar e jo si i kulluar me gjysmë të vërteta
28 Janar, 20:20
-
Berat/ Rrëmbeu dhe dogji dy të rinj në ’98-ën, Gjykata e Beratit dënon Byniamin Hajron me 25 vite burg
28 Janar, 20:13
-
SPAK kërkon sekuestrimin e pronave të Ervis Martinajt, Beqiri: Nëse s'do fshihej pas tezes së tij Liri Berisha, s’do kishte bërë këto që ka bërë! Me lidhje politike
28 Janar, 20:02
-
Ligji për “Burgun e hapur”/ Debat te Komisioni i Sigurisë, Alibeaj: Përfitojnë edhe subjekte të SPAK! Naço: Përcaktohen qartë kriteret, ka nevojë vendi
28 Janar, 19:48
-
Beqiri paralajmëron dosje të tjera të ‘nxehta’ për Berishën: Së shpejti edhe 7 ‘Partizanë’ të tjerë, KQZ duhet t’ia hiqte mandatin për falsifikimin! Ahmetaj, kriminel që kërkon azil
28 Janar, 19:35