Shefi i SHISH-it konsultohet me Arvizun te pritja e Nishanit

Kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror Visho Ajazi Lika ka shfrytëzuar takimin në festën e Presidentit për të biseduar veçmas me ambasadorin amerikan Aleksandër Arvizu. Duket se Lika ka qenë tepër i përqendruar në diskutimin me ambasadorin, ndërsa i fliste për situatën aktuale. Ndërkohë që dhe vetë Arvizu ka ndjekur me vëmendje shpjegimin, madje duke pyetur dhe për hollësira të tjera.

Shefi i SHISH dhe ambasadori kanë qëndruar së bashku për rreth 10 minuta, ndërsa ka qenë mbërritja e presidentit që ka sjellë dhe mbylljen e diskutimit.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Në arrati nga viti 2023, SPAK shtyn me 3 muaj hetimet për Arben Ahmetaj