Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Italiane gjeneral Claudio Graziano po zhvillon një vizitë dyditore në vendin tonë. Bashkëpunimi dypalësh, situata e sigurisë në Detin Mesdhe dhe pjesëmarrja e përbashkët në operacionin ushtarak “Resolute Support Mission” ishin disa nga temat e diskutimit mes ministres Kodheli dhe gjeneral Grazianos.Misioni KFOR në Kosovë që drejtohet nga Italia dhe ku vendi ynë merr pjesë, zuri një vend të veçantë në bisedë. Ministrja Kodheli e cilësoi KFOR si një histori suksesi të NATO dhe u shpreh e gatshme për rritjen e kontributit të vendit tonë në këtë mision.Gjeneral Graziano u njoh edhe me kërkesën e Shqipërisë për ngritjen e një qendre ekselence të NATO për trajtimin e fenomenit të luftëtarëve të huaj.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)